• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GODITJA E RRJETIT KRIMINAL SHQIPËRI-ITALI/ Braho: 15 masa sigurimi, 1 mln euro cash të sekuestruara
Home
Aktualitet
Kronikë

GODITJA E RRJETIT KRIMINAL SHQIPËRI-ITALI/ Braho: 15 masa sigurimi, 1 mln euro cash të sekuestruara

26 May, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kreu i SPAK, Klodian Braho ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë Antimafia në Bari të Italisë, ku u godit një grup i strukturuar kriminal i trafikut të drogës.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Braho tha se në total janë lëshuar 15 masa sigurimi, 10 prej të cilave nga SPAK. Një element i rëndësishëm, sipas Brahos është edhe goditja e pasurive të rrjedhura nga aktiviteti i trafikut të lëndëve narkotike.

Kreu i SPAK tha se në total janë sekuestruar 1 milionë euro cash, ndërsa po ashtu nga Gjykata e Posaçme janë sekuestruar edhe një sërë pasurish të tjera, përfshirë shoqëri tregtare, automjete luksoze dhe llogari bankare.

“Janë caktuar nga të dy autoritetet 15 masa sigurimi personal, 10 prej të cilave nga SPAK. Është një element shumë i rëndësishëm jo vetëm goditja e krimit të organizuar, por edhe goditja e pasurive që kanë rrjedhur nga aktiviteti i trafikimit të lëndëve narkotike. Gjatë hetimeve paraprake janë sekuestruar rreth 1 mln euro para në gjendje kesh. Nga Gjykata e Posaçme janë sekuestruar pasuri të tjera, shoqëri tregtare, automjete, llogari bankare që dyshohet se burojnë nga aktivitete kriminale. Bashkëpunimi mes SPAK dhe autoriteteve italiane ka treguar rezultate të qëndrueshme në gjykatë”, tha ai.

Braho vlerësoi bashkëpunimin me Prokurorinë Antimafia të Barit, teksa theksoi gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin edhe me prokuroritë e tjera antimafia në shtetin fqinj.

“Bashkëpunimi mes SPAK dhe prokurorisë së Barit përbën një ndër shembujt më të mirë të bashkëpunimit gjyqësor që SPAK ka patur me autoritete e huaja këto vite. Kur ekziston fryma e bashkëpunimit reciprok, angazhimi i përbashkët, rezultatet hetimore janë të arritshme dhe ndjekjet penale mund të jenë të efektive. SPAK do të vijojë të mbetet i gatshëm që të forcojë bashkëpunimin e me prokurorinë antimafia të Barit dhe të rrisë bashkëpunimin me prokuroritë e tjera antimafia në Itali”, theksoi kreu i SPAK.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJKKO PEZULLON AFATET E PARABURGIMIT PËR VELIAJN/ Ja kur do mbahet seanca e radhës
Previous article OPERACIONI I SPAK DHE ANTIMAFIAS/ Kush është Ergys Kastrati, kreu i dyshuar i grupit kriminal?

s.autor

Postime të ngjashme

KONTROLLE "BLIC" NË BLLOK/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë Aktualitet

KONTROLLE "BLIC" NË BLLOK/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT