• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I NXEHTI EKSTREM PËRFSHIN EUROPËN/ Thyhen rekordet e temperaturave në Francë, Britani dhe Spanjë
Home
Nderkombetare

I NXEHTI EKSTREM PËRFSHIN EUROPËN/ Thyhen rekordet e temperaturave në Francë, Britani dhe Spanjë

25 May, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Një valë e hershme dhe e fortë të nxehti ka përfshirë Europën Perëndimore, duke sjellë temperatura rekord për muajin maj në disa vende dhe paralajmërime për një përkeqësim të mëtejshëm të situatës gjatë ditëve në vijim.Në France, mbi 20 qytete kanë regjistruar temperaturat më të larta ndonjëherë për muajin maj, ndërsa shërbimi meteorologjik paralajmëron se kjo mund të jetë vetëm fillimi i një vale më të gjatë të nxehti. Autoritetet franceze kanë vendosur 31 rajone në alert për temperatura të larta, duke aktivizuar për herë të parë sistemin e alarmit për vapë në muajin maj që nga krijimi i tij në vitin 2004, shkruan Guardian.

Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar është thyer rekordi historik për muajin maj, pasi në Heathrow pranë Londrës u regjistrua temperatura 33.5°C. Meteorologët parashikojnë që temperaturat të arrijnë deri në 35°C në disa zona të vendit.

Në Spanjë, situata është po ashtu e rënduar, me temperatura që në disa rajone kanë arritur deri në 38°C gjatë fundjavës dhe pritet të afrohen në 40°C në ditët në vijim, sidomos në jug dhe në luginat kryesore të vendit.

Sipas shërbimeve meteorologjike franceze, fenomeni është shkaktuar nga një “kupolë nxehtësie”, ku masa të ajrit të nxehtë nga Afrika e Veriut bllokohen nga presioni i lartë atmosferik. Ekspertët paralajmërojnë se ngjarje të tilla do të bëhen më të shpeshta, më intensive dhe më të hershme si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Në disa qytete franceze si Paris, Bordo dhe zona të Atlantikut janë regjistruar temperatura shumë mbi mesataren sezonale, ndërsa në disa raste janë raportuar edhe pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve gjatë aktiviteteve sportive në natyrë.

Meteorologët theksojnë se vala e të nxehtit mund të zgjasë edhe disa ditë, duke e bërë këtë një nga episodet më të hershme dhe më intensive të vapës së regjistruar ndonjëherë në Europë për muajin maj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË FALA BURRIT"/ Plas sherri mes Mozës dhe Sarës në “Ferma VIP”
Previous article POLICIA TJETËR AKSION PËR NDËRTIMET PA LEJE NË SARANDË/ Urdhër-arreste për efektivë, zyrtarë dhe biznesmenë

s.autor

Postime të ngjashme

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin Botë

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT