• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MAMI I DHA FUND JETËS”/ Historia tragjike e Elisabetës: Babai u detyrua ta falte motrën 9-muajshe…
Home
Aktualitet
Kronikë

“MAMI I DHA FUND JETËS”/ Historia tragjike e Elisabetës: Babai u detyrua ta falte motrën 9-muajshe…

24 May, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pas vetëvrasjes tronditëse të nënës në moshën 38-vjeçare, jeta e Elisabetës dhe familjes së saj me tetë fëmijë ndryshoi përgjithmonë mes varfërisë së skajshme dhe mjerimit.

Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” në Tv Klan, ajo rrëfeu se sfida më e rëndë për babanë e saj 57-vjeçar ishte rritja e motrës së vogël, e cila ishte vetëm 9-muajshe. E gjendur në një shtëpi të rrënuar ku era hynte nga të katërta anët, familja nuk kishte asnjë mundësi ekonomike për t’u kujdesur për foshnjën.

Ajo tregon se babai i saj u lut pafundësisht te të afërmit që t’ia falte vajzën me kushtin që t’i falnin dashuri, vetëm që ajo të mos përfundonte në jetimore. Pasi asnjë nga familjarët nuk pranoi ta merrte, i ati së bashku me vëllain e madh u detyruan mes lotësh ta dërgonin foshnjën në shtëpinë e fëmijës në Korçë, duke premtuar se do ta merrnin sërish kur të mbushte 3 vjeçe.

Elisabeta: Që nga ai moment ka ndryshuar shumë jeta jonë. Ne ishim tetë fëmijë, babi ishte 20 vjet më i madh se mami. Ai 57-vjeç kur mami ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare.

Ardit Gjebrea: Sa ishte fëmijë më i vogël?

Elisabeta: Motra ka qenë 9-muajshe. Kjo ka qenë gjëja më e vështirë për babin, për vëllezërit dhe për mua. Kur ka vdekur mami ne kishim një shtëpi me çati, por që era hynte nga të katërta anët, dritaret ishin me plasma. Ne e vetmja pasuri që kishim ishte oxhaku që mbante ngrohtë. Motra ishte vetëm 9-muajshe dhe babi e kishte menduar që t’ua jepte familjarëve të tij, ose të mamit. Iu lut që ta rrisnin. “Ju lutem merreni dhe do ua fal, nëse ju i jepni asaj dashurinë e duhur dhe unë jam i qetë si baba”. Donte ta falte, që të mos ta çonte tek shtëpia e fëmijëve. Si përfundim nuk ishte gati asnjë nga familjet, që ta merrnin motrën edhe babi me vëllain e madh, Lulin, vendosën që ta çonin në Korçë. E çuan në Korçë tek shtëpia e fëmijëve, me të qarë, babi ishte shumë i mërzitur. Babi u kishte thënë atyre që do e linte, derisa të mbushte 3 vjeçe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO DISKRIMINOHEM SI HEBRE"/ Gjykata e Lartë “vulos” ekstradimin e izraelitit në Gjermani
Previous article ANALIZA E REL/ Pse Kosova po shkon sërish në zgjedhje? Përplasjet Kurti-opozitë dhe beteja për presidentin

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA NGJARJA NË KURBIN/ 22-vjeçari i plagosur u dërgua në spital nga vëllai, ja dëshmia e tij Aktualitet

DETAJE NGA NGJARJA NË KURBIN/ 22-vjeçari i plagosur u dërgua në spital nga vëllai, ja dëshmia e tij

DIGJENT MALI I ÇIPINIT/ Era e fortë përkeqëson situatën e zjarreve, autoritetet thirrje banorëve të zonës: Tregoni kujdes Aktualitet

DIGJENT MALI I ÇIPINIT/ Era e fortë përkeqëson situatën e zjarreve, autoritetet thirrje banorëve të zonës: Tregoni kujdes

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT