• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GARA PËR BASHKINË E TIRANËS/ Braçe: Nuk kam folur me Ramën! Dua proces në parti, jo qoka
Home
Politikë

GARA PËR BASHKINË E TIRANËS/ Braçe: Nuk kam folur me Ramën! Dua proces në parti, jo qoka

21 May, 2026 s.autor Politikë

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, deklaroi në emisionin “Real Story” se kërkon një proces demokratik brenda Partisë Socialiste për përzgjedhjen e kandidatit për Bashkinë e Tiranës.

Ai kërkoi që PS të zhvillojë një proces të hapur demokratik, ku anëtarët, simpatizantët dhe të majtët të zgjedhin me votë të drejtpërdrejtë përfaqësuesit e tyre.

I pyetur nëse do kandidojë për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet lokale të 2027, Braçe tha se nuk ka folur për këtë çështje me Ramën. Ai theksoi se zgjedhjet nuk duhet të fitohen me favore apo qoka, por bazuar mbi mbështetjen reale të njerëzve.

“Edhe pas tre muajsh ma bëni këtë pyetje prapë? Nuk kam komunikuar me kryetarin dhe kjo nuk është mungesë respekti. E kam thënë dhe do të vazhdoj ta them këtë gjë. Nuk ka lidhje me respektin tim ndaj kryetarit të PS apo kryeministrit, aq më tepër ndaj Edi Ramës, të cilin e kam konsideruar mik, të them të drejtën. Nuk është kjo.

Ajo që po kërkoj unë është një proces demokratik që duhet të ndodhë brenda kësaj partie. Ne duam të konkurrojmë në atë proces, i cili deri tani ka qenë thjesht një njoftim i vendosur në mur. Kjo praktikë me njoftime është një praktikë që unë e kundërshtoj, afër mendsh.

Ajo që kam kërkuar në këtë rast, për aq kohë sa janë zgjedhje të përgjithshme vendore, është një procedurë demokratike brenda PS-së, ku masa e anëtarëve të thirret, masa e simpatizantëve të thirret, masa e të majtëve të thirret për të zgjedhur me votë të drejtpërdrejtë përfaqësuesin që ata dëshirojnë t’i përfaqësojë në Bashkinë e Tiranës dhe, natyrisht, edhe rrugën që duhet ndjekur. Unë e quaj këtë një proces.

Nuk e kam timin këtë proces që kërkoj. Unë dhe Edi Rama jemi bërë bashkë politikisht që në vitin 2003, kur ai kandidoi për kryetar partie. Kam dashur që në PS të ketë një kohezion. Nuk biem dakord për shumë gjëra, por ama jemi të gjithë aty brenda. Ambienti jashtë PS-së nuk duhet të shërbejë si një fushë ku ti merr harkun dhe lëshon shigjeta brenda PS-së. Jo! Mund të jesh aty brenda dhe ke lirinë që t’i thuash aty këto gjëra.

Unë këtë kontestoj. Unë kërkoj një proces real energjizimi të PS-së. Na duhet një energjizim. Energjizimi është t’i thërrasësh socialistët dhe t’u japësh atë që u kërkove në vitin 2023, atë që ishte platforma jote në vitin 2005: socialistët zgjedhin me votë njerëzit që duan t’i udhëheqin, që duan t’i përfaqësojnë, dhe në krahun tjetër zgjedhin edhe rrugën që do të ndjekin për të arritur qëllimet e tyre.

Nuk fitohen zgjedhjet kështu. Një nga arsyet pse skam folur me Edi Ramën është ekzaktësisht sepse nuk dua që kjo që kërkoj, që të këtë si përgjigje një favor apo një qokë. Nuk e dua këtë. Nuk fitohen zgjedhjet me favor apo me një qokë. Nuk po kërkoj një stacion karrierë. Unë po kërkoj një punë. Bashkinë e Tiranës e mendoj si punë.”, theksoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DENDIAS, VIZITË NË TIRANË/ Gazeta greke: Do kërkohet rifillimi i bisedimeve për detin
Previous article "DERI NË FRYMËN E FUNDIT"/ Rrëfehet shqiptarja që u martua në burg me të dënuarin me vdekje

s.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT