• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DERI NË FRYMËN E FUNDIT”/ Rrëfehet shqiptarja që u martua në burg me të dënuarin me vdekje
Home
Aktualitet
Kronikë

“DERI NË FRYMËN E FUNDIT”/ Rrëfehet shqiptarja që u martua në burg me të dënuarin me vdekje

21 May, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një histori e pazakontë dashurie ka dalë në dritë nga shqiptarja Tiana Krasniqi, e cila ka rrëfyer se si u dashurua dhe u martua me James Broadnax, një të dënuar me vdekje në Teksas, i cili u ekzekutua pak pasi u martua me Tianën.

Tiana rrëfen se historia e tyre filloi në vitin 2024, kur ajo po përgatitej për provimin e fundit të masterit në drejtat e njeriut.

Për temën e diplomës së saj, ajo zgjodhi të shkruante mbi sistemin e dënimit me vdekje në Teksas. Për të mbledhur informacion, ajo filloi një korrespondencë me email me James Broadnax, i cili ndodhej në radhën e të dënuarve me vdekje.

“Fillimisht ishte komunikim profesional. Pastaj kaloi në telefonata të përditshme. Pas tre muajsh kuptuam se midis nesh kishte diçka më shumë se thjesht një temë diplome”, tha Tiana.

Ajo u tërhoq veçanërisht nga interesimi i sinqertë i Brodnx-it për jetën e saj, për kulturën shqiptare, shkollimin dhe respektin e vazhdueshëm që ai tregonte ndaj saj.

Pas dy vjet e gjashtë muaj komunikim intensiv, takimi i parë fizik e konfirmoi lidhjen e tyre.

Pavarësisht situatës së vështirë, ata vendosën të martohen. Ceremonia u zhvillua brenda burgut, përmes xhamit.

“Ora 5:30 e kishim terminin e martesës. Ishte e gëzueshme, por edhe pak e mërzitshme sepse e dinim që ai kishte një datë për ekzekutim. Ishte e gëzueshme që më në fund u martuam, sepse kishim një procedurë shumë të gjatë, gati një vit. Ishte një ditë shumë e bukur. Kemi qarë të dy. Ka qenë gëzim, por edhe trishtim sepse e dinim çfarë na priste dhe kishim ende luftën ligjore përpara”, shprehet Tiana.

Pas një beteje ligjore të gjatë, James Broadnax u ekzekutua. Tiana ishte e pranishme gjatë orëve të fundit. Ajo përshkroi momentet e fundit si jashtëzakonisht të rënda: “Ai qante dhe thoshte se nuk ishte gati të vdiste, se nuk e kishte kryer krimin për të cilin ishte dënuar. Më tha: ‘Mos u dorëzo. Tregoni botës që unë jam i pafajshëm’”.

Sipas rrëfimit të saj, James Broadnax insistonte se ishte i pafajshëm dhe kishte marrë fajin mbi vete për të mbrojtur djalin e tezës së tij, i cili – sipas tij – kishte lënë gjurmë ADN-je në vendin e krimit.

Tiana thekson se ADN-ja e James Broadnax-it nuk u gjet as në armë, as në trupat e viktimave të grabitjes së vitit 2008.

“Unë kurrë nuk do të dorëzohem. Do t’i tregoj botës që ai ishte i pafajshëm”, deklaroi Tiana në fund të intervistës, duke shtuar se historia e tyre ka sjellë paragjykime të forta nga shoqëria dhe madje nga familja e saj, me të cilën nuk ka kontakt prej më shumë se 15 vitesh”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GARA PËR BASHKINË E TIRANËS/ Braçe: Nuk kam folur me Ramën! Dua proces në parti, jo qoka
Previous article "NUK DILTE, KISHTE PROBLEME"/ Vajza e Mozës rrëfen sakrificat dhe vuajtjet e poetes

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT