• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
DRITË JESHILE NË “PORTËN E ALPEVE”/ Komisioni i Ekonomisë miraton fondet e BEI
Home
Ekonomi

DRITË JESHILE NË “PORTËN E ALPEVE”/ Komisioni i Ekonomisë miraton fondet e BEI

19 May, 2026 s.autor Ekonomi

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat ka miratuar në mbledhjen e tij të radhës projektligjin që i hap rrugë financimit të një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore për veriun e vendit, të njohur si “Porta e Alpeve”. Nën drejtimin e kryetares Milva Ekonomi, komisioni shqyrtoi dhe kaloi për votim në seancë plenare kontratën financiare të lidhur ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve (BEI).

Gjatë seancës dëgjimore, Zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiraj, bëri një ekspoze të detajuar të objektivave të këtij investimi dhe impaktit që pritet të ketë në transformimin e rajonit.

“Projekti ‘Porta e Alpeve’ konsiderohet një ndër ndërhyrjet strategjike për rritjen e aksesit në zonat veriore, zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, nxitjen e ekonomisë lokale dhe reduktimin e pabarazive rajonale,” theksoi Yzeiraj gjatë fjalës së tij në komision.

Interesi i deputetëve u ndal veçanërisht te detajet e marrëveshjes, fazat e implementimit dhe barra që kjo kredi do të sjellë për financat publike. Lidhur me këtë pikë, zëvendësministri ofroi garanci mbi termat e huasë, duke e cilësuar paktin me BEI-n si mjaft pozitiv.

“Financimi i këtij projekti paraqitet me kushte financiare tepër të favorshme. Kemi të bëjmë me norma interesi të ulëta dhe periudha të gjata shlyerjeje, çka e bën këtë ndërhyrje një investim të sigurt dhe të përballueshëm,” sqaroi ai përpara ligjvënësve, duke iu përgjigjur pyetjeve mbi parashikimet e ndikimit direkt në sektorin e turizmit.

Pas përfundimit të diskutimeve dhe sqarimeve teknike, anëtarët e Komisionit të Ekonomisë e miratuan projektligjin në parim, nen për nen dhe në tërësi. Marrëveshja ndërkombëtare tashmë i ka kaluar për shqyrtim dhe votim përfundimtar seancës së radhës në Kuvendin e Shqipërisë, duke shënuar hapin e fundit ligjor përpara nisjes së punimeve në terren.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHET RAPORTI SEKRET/ Kina stërvit fshehurazi forca ruse për luftën në Ukrainë
Previous article "AI MË RREH..."/ Motra zbulon detaje nga letra e fundit e Xhuana Nikollit: Donte të kuptonim që nuk kishte asnjë faj

s.autor

Postime të ngjashme

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet Ekonomi

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme Ekonomi

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi Ekonomi

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT