• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAS ARRATISJES NGA BURGU IU RIKTHYEN GRABITJEVE/ Kjo është “banda” me katër shqiptarët që “tmerruan” Greqinë, mes tyre edhe një vajzë (FOTO-EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

PAS ARRATISJES NGA BURGU IU RIKTHYEN GRABITJEVE/ Kjo është “banda” me katër shqiptarët që “tmerruan” Greqinë, mes tyre edhe një vajzë (FOTO-EMRAT)

18 May, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Katër personat që shihni në foton e mësipërme janë Romeo Qosja, Lefter Toci, Mariol Toska dhe Fatbardha Shehi. Ata akuzohen për grabitje me dhunë dhe armë të regjistruar në prill të këtij viti në Thermo, Etoli Akarnania, Greqi.

Ndaj tyre është ngritur tashmë një procedim penal për tentarivë grabitje seriale të armatosur dhe të dhunshme.

Sipas raportimit të bërë nga Protothema.gr, Romeo Qosja, Lefter Toci dhe Mariol Toska pasi kishin fshehur fytyrat hynë nga një derë e pasiguruar në shtëpinë e një çifti, të cilin u përpoqën ta grabisnin duke i kërcënuar me armë dhe duke përdorur dhunë ndaj burrit.

Por gjatë grabitjes ata u vunë re nga djali i të moshuarve dhe u larguan nga vendi i ngjarjes, teksa njëri prej tyre qëlloi dy herë në ajër me armë. Një operacion i koordinuar policor u organizua për të arrestuar të akuzuarit, gjatë të cilit një automjet në të cilin udhëtonte e akuzuara femër u gjet në kryqëzimin Sykia dhe u ndalua nga policia, ndërsa dy të akuzuarit meshkuj u fshehën në bagazh dhe u arrestuan. Ndërsa i katërti i bandës u gjet në një shtëpi me qera, ku edhe ra në pranga.

Pas kontrolleve të kryera nga policia në shtëpinë me qera u gjetën, një pushkë luftarake me një qytë të ndarë, me dy karikatorë, të lidhur me shirit izolues, që përmbante 57 fishekë, si edhe veshje të përdorura nga grabitësit për të kryer vjedhjet.

Dy prej të akuzuarve ishin arratisur nga një qendër paraburgimi,, ndërsa i treti ishte në një leje të dhënë 6 ditore nga burgu në të cilin ndodhej.

Romeo Qosja dhe Lefter Toci

Në lidhje me Romeo Qosjan dhe Lefter Tocin, është raportuar edhe më parë, pasi ata u arratisën në 2 janar të vitit të kaluar nga burgu i Kassavetias në Greqi, dhe më 31 mars të vitit 2016 janë akuzuar për “vrasje me paramendim” dhe “grabitje në bashkëpunim dhe në seri”.

Më tej në 21 prill të po të njëjtit vit, ndaj tyre u ngritën akuza për “pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “grabitje”. Pas kalimit të afatit 18 mujor të paraburgimit, në shtator 2017 Qosja dhe Toçi janë liruar me masë sigurie “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Por nuk e zbatuan këtë masë sigurie, duke u arrestuar sërish por më vonë për tu lënë sërish të lirë disa herë radhazi, kohë gjatë së cilës kanë kryer grabitje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS EKSTRADIMIT NË SHQIPËRI/ Shqiptari i dënuar për vrasje rikthehet në Angli, “Daily Mail” e gjen në një adresë në Londër
Previous article TRAGJEDI NË GREQI/ Shqiptari ndërron jetë në kantier ndërtimi pas shembjes së dheut

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT