• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INFEKTIMI ME AIDS/ Antiterrori ‘zbarkon’ në Gjirokastër, hetohet përhapja e lajmit të rremë për kryebashkiakun Golemi
Home
Aktualitet
Kronikë

INFEKTIMI ME AIDS/ Antiterrori ‘zbarkon’ në Gjirokastër, hetohet përhapja e lajmit të rremë për kryebashkiakun Golemi

17 May, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Struktura e Antiterrorit nga Tirana mësohet se ka mbërritur prej disa ditësh në Gjirokastër, në kuadër të verifikimeve lidhur me përhapjen në rrjetet sociale të një lajmi të dyshuar si i rremë, i cili ka shkaktuar debat dhe reagime të shumta në opinionin publik lokal. Sipas burimeve, hetimet lidhen me publikime të bëra në rrjete sociale nga shtetasi Emin Kokalari, ku pretendohej se në Bashkinë e Gjirokastrës kishte raste të një sëmundjeje infektive dhe se edhe kryebashkiaku Flamur Golemi ishte i prekur.

Këto pretendime nuk janë konfirmuar nga autoritetet shëndetësore dhe po trajtohen në kuadër të hetimeve për verifikimin e përmbajtjes dhe pasojave të tyre. Raportohet se deri më tani janë marrë në pyetje disa persona, me qëllim identifikimin e origjinës së informacionit dhe mënyrës së përhapjes së tij në publik. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se çështja po trajtohet me seriozitet për shkak të ndikimit që lajme të tilla mund të kenë në krijimin e panikut dhe destabilizimin e klimës sociale. Ndërkohë, në fokus të hetimeve mbetet edhe mundësia nëse përhapja e informacionit ka qenë e koordinuar apo ka pasur elementë të tjerë të përfshirë në amplifikimin e tij në rrjetet sociale. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare përfundimtare mbi ecurinë e procedimit.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë, kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, përmes avokatit të tij Arben Llangozi, depozitoi kallëzim penal pranë organeve kompetente, duke kërkuar hetim për përhapje paniku dhe publikim informacioni të rremë që, sipas tij, cenon figurën dhe institucionin që ai drejton. Hetimet vijojnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RADHË KILOMETRIKE NË KAPSHTICË/ Shqiptarëve u duhet të presin mbi dy orë për të hyrë në Greqi
Previous article ALARM PËR EKSPLOZIV NË KORÇË/ Forcat xheniere në vendngjarje

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj Aktualitet

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT