• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH EDHE KJO/ 44-vjeçari i dehur ecte me shpejtësi të lartë pranë vendit ku ndodhi tragjedia e Durrësit, gjatë ndjekjes së policisë përplas makinën tyre
Home
Aktualitet
Kronikë

NDODH EDHE KJO/ 44-vjeçari i dehur ecte me shpejtësi të lartë pranë vendit ku ndodhi tragjedia e Durrësit, gjatë ndjekjes së policisë përplas makinën tyre

17 May, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Nuk kanë të sosur “bishat” e dehur në rrugët e Durrësit.

Një 44-vjeçar në gjendje të dehur në përpjekje për t’i ikur policisë që po e ndiqte ka përplasur automjetin e policisë. Patrulla ishte njoftuar për një shtetas që lëvizte me shpejtësi dhe në mënyrë të pakontrolluar në rrugët e lagjes 17, zonës së ish-Kënetës dhe është vënë në ndjekje të tij.

Po në përpjekje për ta ndaluar ai është përpjekur të ikë dhe më pas duke ecur mbrapsht ka goditur makinën e policisë. Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm një rrugicë më tutje, asaj ku ndodhi tragjedia që i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër.

Pas kësaj 44-vjeçari Rezart Abazaj, u arrestua në flagrancë dhe prokuroria po kryen veprimet procedurale ndaj tij. Ndërkohë pas testit të alkoolit rezultoi me 1.4 mg/l, dyfishin e sasisë së Nikoll Radaçit.

Ndërkaq dhe Abazaj rezulton të jetë përsëritës për veprën penale të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.

Ai qe arrestuar dhe më 5 mars të këtij viti nga policia pas një incidenti me automjet, në gjendje të dehur, në rrugën Vellazërimi, por gjykata caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitjeje ndaj tij, duke e kthyer sërish në rrugë dhe rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës, përfshirë dhe të punonjësve të policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPËRIA U RENDIT E 13-ta NË EUROVIZION/ Shteti që na vlerësoi me pikët maksimale! Si u ndanë votat
Previous article KUSHTE ATMOSFERIKE TË PAQËNDRUESHME/ Parashikimi i motit për këtë të diel

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA AKSIDENTI/ Gjatë rënies, betonieria përplasi një makinë tjetër! Ndërron jetë shoferi i mjetit të rëndë Aktualitet

DETAJE NGA AKSIDENTI/ Gjatë rënies, betonieria përplasi një makinë tjetër! Ndërron jetë shoferi i mjetit të rëndë

AKSIDENT I FRIKSHËM NË TIRANË/ Betonieria bie nga lartësia Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË TIRANË/ Betonieria bie nga lartësia

POLICIA RRUGORE BËN BILANCIN: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë Aktualitet

POLICIA RRUGORE BËN BILANCIN: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT