• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FAVORIZUAN NDËRTIMET PA LEJE TË LIDHURA ME KRIMIN/ Si u ‘shkri’ Policia e Sarandës! Prona e Isuf Jacajt u mor nga banda e Kamzës, në 2025-ën u ekzekutua me tritol
Home
Aktualitet
Kronikë

FAVORIZUAN NDËRTIMET PA LEJE TË LIDHURA ME KRIMIN/ Si u ‘shkri’ Policia e Sarandës! Prona e Isuf Jacajt u mor nga banda e Kamzës, në 2025-ën u ekzekutua me tritol

16 May, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ndërtim pa leje në buzë të detit, për një stacion plazhi me beach bar, çoi në shkrirjen e Policisë së Sarandës. Shefi i komisariatit, Gëzim Bashllari dhe 3 inspektorë, Andi Duro, Ajdin Ismailaj dhe Robert Çullaj u ndaluan nga butë pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar këtë ndërtim pa leje, pas të cilit dyshohet se fshihet se një bandë kriminale me bazë në Kamëz.

Kjo bandë, dyshohet se i ka dhënë ryshfete të të majme te drejtuesit të policisë lokale që të lejonin ndërtimin pa leje të këtij stacioni plazhi. Këtë pronë dyshohet se synonte edhe Isuf Jacaj, i ekzkeutuar me tritol në 2025-ën, por që i është marrë me dhunë nga ky grup kriminal. Këta të fundit, biznesin dyshohet ta kenë vënë në emër të Arjola Dhrami Bajo prej 2022-shit, e cila është e shpallur në kërkim për ndërtim pa leje.
Pas kësaj ngjarje, dyshohet se lidhet me një seri krimesh që kanë tronditur qytetin bregdetar muajt e fundit. Mes tyre edhe ekzekutimi i Jacajt, një tentativë për t’i vrarë të birin me tritol dhe një tjetër konflikt me armë i djalit, Klaus Jaçaj, pas një sherri për tokën në bregdet me 2 të rinj nga Kamza, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lami.

I gjithë ky aksion nisi pas një denoncimi të mbërritur në Policinë e Shtetit, për ndërtimin pa leje në një hapësirë plazhi në lagjen numër 1 në Sarandë, që çoi në arrestimin e 8 punëtorëve dhe shpalljen në kërkim të pronares Arjola Dhrami Bajo. Për këtë ndërtim, Policia e Shtetit njoftoi shërbimet e IKMT-së, IMT-së dhe Policisë Bashkiake, të cilat kryen prishjen e ndërtimeve.

Ishte kryepolici Skënder Hita që njoftoi Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës, vijuan veprimet për nxjerrjen e përgjegjësive për punonjësit e policisë, të cilët nuk kishin kryer detyrën për moslejimin e këtij ndërtimi.
AMP bëri ndalimin e shefit të Komisariatit dhe 3 inspektorëve, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”, “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, vepra këto të kryera në bashkëpunim, jo vetëm për këtë rast, por edhe të tjera. Pas aksionit, Hita i ka pezulluar nga detyra katër punonjësit dhe ka nisur procedurat për përjashtimin e tyre nga Policia e Shtetit.
Po ashtu, Hita ka pezulluar menjëherë nga detyra dhe Shefin e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Sarandë, Komisar Blerim Tafçiu, pasi nuk është paraqitur për tu marrë në pyetje gjatë veprimeve hetimore që po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
EMRAT E POLICËVE TË NDALUAR
Gëzim Bashllari, me detyrë Shef Komisariati;
Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve
Ajdin Ismailaj, specialist për rendin
Robert Çullaj, specialist zone
I PEZULLUAR NGA DETYRA
Shefi i e Krimeve në Sarandë, Blerim Tafçiu

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHON SËRISH/ Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shiten nafta dhe benzina
Previous article OPERACIONI NË SARANDË/ Reagon ministri Lamallari: S'ka vend në Policinë e Shtetit për ata që bëhen palë me krimin

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT