• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TURI ÇIKLISTIK I SHQIPËRISË 2026″/ Tirana e paralizuar për 5 ditë, Policia plan masash, ja rrugët që do të bllokohen
Home
Sociale

“TURI ÇIKLISTIK I SHQIPËRISË 2026″/ Tirana e paralizuar për 5 ditë, Policia plan masash, ja rrugët që do të bllokohen

15 May, 2026 s.autor Aktualitet, Sociale

Aktiviteti, i ndarë në 5 etapa, do të zhvillohet në territorin e Republikës së Shqipërisë, më datat 18, 19, 20, 21 dhe 22 maj 2026, dhe do të organizohet në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Çiklizmit, Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, si dhe me bashkitë përkatëse. Në aktivitet do të marrin pjesë skuadra çiklistike nga Shqipëria, vendet e Ballkanit dhe Europa.

Nisur nga fakti se Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë do të përshkojë disa nga akset dhe qytetet kryesore të vendit, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash, i cili do të angazhojë strukturat vendore të Policisë, shërbimet e Policisë Rrugore dhe strukturat mbështetëse, me objektiv garantimin e rendit publik dhe sigurisë rrugore, eskortimin e çiklistëve dhe mbarëvajtjen e aktivitetit gjatë gjithë itinerarit.

Itinerari i etapave do të jetë si më poshtë

-Etapa I-data 18.05.2026
Orari i bllokimit: 12:00
Sheshi “Skënderbej” – bulevardi “Zogu i Parë” – rruga “Dedë Gjo Luli” – rruga “Myslym Shyri” – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – rruga “Lekë Dukagjini” – rruga “Ibrahim Rugova” – bulevardi “Gjergj Fishta” – Unaza e Madhe – autostrada Tiranë–TEG–Thumanë–Milot–Rrëshen–Reps – kthimi për në Milot – finishi në Lezhë.

-Etapa II-data 19.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00
Lezhë–Vorë–Golem–Rrogozhinë – finishi në Elbasan

-Etapa III-data 20.05.2026
Orari i bllokimit: 12:00
Elbasan–Belsh–Kuçovë–Lushnjë–Unaza e Fierit – finishi në Vlorë.

-Etapa IV-data 21.05.2026
Orari i bllokimit: 12:00
Vlorë–Tuneli i Llogarasë–Himarë–Kuç–Lepincë–Kotë – finishi në Vlorë.

-Etapa V-data 22.05.2026
Orari i bllokimit: 10:00
Vlorë–Rrethrrotullimi i Lushnjës – finishi në Fier.

Policia e Shtetit apelon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë zhvillimit të aktivitetit, si dhe rekomandon përdorimin e akseve alternative në segmentet ku do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit.

Strukturat e Policisë së Shtetit do të jenë maksimalisht të angazhuara për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e këtij eventi sportiv ndërkombëtar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKARKOHET DREJTORI I SIGURIMIT TË KUJDESIT SHËDETËSOR/ Ja kush emërohet në vend të Arti Papajanit
Previous article KAPET PAS DISA MUAJSH 23-VJEÇARI QË TENTOI TË EKZEKUTONTE "GUCCIN" E TIKTOK/ E qëlloi me breshëri plumbash teksa ndodhej në lokalin në Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT