• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ KUJTIM METËS NË LUSHNJË/ Dëshmitarët në GJKKO: Autori i qëlloi nga afër. Të plagosurin e dërguam ne në spital
Home
Breaking News

ATENTATI NDAJ KUJTIM METËS NË LUSHNJË/ Dëshmitarët në GJKKO: Autori i qëlloi nga afër. Të plagosurin e dërguam ne në spital

13 May, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen dëshmitë e dy dëshmitarëve okularë të tentativës për vrasjen e Kujtim Metës, ngjarje kjo e ndodhur në prill të 2022-shit në Lushnje.

Në seancën e mbajtur këtë të mërkurë në GJKKO, me kërkesë të SPAK, dëshmitarët (të akuzuar si anëtarë të grupit kriminal të Arjan Tafanit) kanë rrëfyer se në momentin që është kryer atentati ndaj Metës kanë qenë të pranishëm, por nuk e identifikonin dot autorin pasi ishte i maskuar.

Një prej dëshmitarëve deklaroi se së bashku me të vëllanë e tij pasi kanë dëgjuar krismën janë larguar, për t’u rikthyer më pas në mënyrë që t’i vinin në ndihmë të plagosurit.

“Kam qenë duke pirë kafe në një lokal kur është qëlluar me armë Kujtim Meta, e njihja. Lokali ndodhej pranë stacionit të trenit. Kujtoj momentin që kam qenë me vëllain duke pirë kafe me vëllain, po qëndroja në telefon dhe dëgjova zhurmën, u ngritëm dhe u larguam. Kujtim Meta ka qenë ulur dy tavolina më tutje. Pashë një person me kapuç dhe maskë, kur ngrita kokën pashë pronarin e lokalit që iku me vrap. Zhurmë si kapsoll. Kam ikur me vrap, vetëm një të kërcitur dëgjova, vëllai ndejti aty unë ika me vrap. U ktheva te lokali për vëllain. Gjeta vëllain dhe pastaj kërkuam ndihmë për të dëmtuarin. I zoti i lokalit dhe dy persona të tjerë që punonin aty, e ndihmonin, e çuam me makinën time në spital. Vetëm rënkonte, vëllai im, dhe i zoti i lokalit ndodheshim në makinë. Nuk kam dëgjuar asgjë vetëm se rënkimet e të dëmtuarit. Kam kaluar tronditje dhe trauma nga kjo ngjarje. Marjus Tafanin se njoh e kam parë në lajme” deklaroi ai.

Dëshmitari i dytë rrëfeu se Kujtim Meta kishte mbërritur në lokal pak minuta para se t’i kryhej atentati, teksa thekson se nuk ka dijeni mbi autorin, pasi sikurse kujton ai, ishte i maskuar dhe me syze.

“Kujtim Metën e njoh, e kam në lagje. Atë ditë kur ndodhi atentati ishim në lokal, u fut një person brenda dhe qëlloi. Ishte me maskë dhe syze. Lokali ishte te stacioni i trenit, ngjarja ndodhi rreth orës 14.00-15.00. Ishte shtator ose tetor. Ishin disa persona, pronari i lokalit dhe disa të tjerë. Kujtimi erdhi në lokal 4 a 5 minuta përpara nesh, ishte vetëm. Rreth 10 minuta pasi erdhi në lokal u qëllua. Personi ishte i maskuar, shkoi në drejtim të Kujtimit. Unë e pashë dhe u shtriva në tokë. Kemi kaluar traumë, e kisha vëllain keq në atë kohë. Në moment të fundit pamë Kujtimin dhe e çuam në spital te Trauma.  E njoh Genci Hidën, e kam në lagje merret me tregtinë e mjeteve të përdorura. Nuk dimë se kush qëlloi. Dorjan Shurdhin e kam njohur, e kam patur në lagje po ka vdekur”, rrëfeu ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRUMP MBËRRIN NË PEKIN/ Presidenti amerikan pritet me ceremoni
Previous article MIRA MURATI "IA MERR" OPEN AI/ Krijon modele që bashkëbisedojnë me njerëzit

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT