• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MIRA MURATI “IA MERR” OPEN AI/ Krijon modele që bashkëbisedojnë me njerëzit
Home
Teknologji

MIRA MURATI “IA MERR” OPEN AI/ Krijon modele që bashkëbisedojnë me njerëzit

13 May, 2026 s.autor Teknologji

Thinking Machines Lab dëshiron të ndërtojë një inteligjencë artificiale e cila vërtet dëgjon ndërsa flet.

Startup-i i inteligjencës artificiale, i themeluar vitin e kaluar nga ish-drejtoresha teknologjike e OpenAI, Mira Murati, njoftoi nismën e saj më të fundit të pagëzuar si “interaction models” apo modele ndërveprimi, që në thelb është AI i cili mund edhe të të ndërpresë gjatë bisedës.

Aktualisht, çdo model AI që keni përdorur funksionon pothuajse në të njëjtën mënyrë: ju flisni, ai dëgjon. Pastaj ai përgjigjet dhe ju dëgjoni. Thinking Machines po përpiqet ta ndryshojë këtë duke ndërtuar një model që përpunon input-in e përdoruesit dhe gjeneron përgjigje në të njëjtën kohë, në mënyrë që bashkëbisedimi të ngjajë më shumë me një telefonatë të mirëfilltë sesa me një shkëmbim mesazhesh.

Termi teknik për këtë është “full duplex”, dhe kompania pretendon se modeli i saj, TML-Interaction-Small, përgjigjet brenda 0.40 sekondash. Kjo i afrohet shumë shpejtësisë së një bisede të natyrshme njerëzore, dhe është shumë më shpejt sesa modelet e OpenAI dhe Google.Për momentin megjithatë, bëhet fjalë edne për një demonstrim kërkimor dhe jo një produkt i gatshëm për publikun. Kompania nuk planifikon ta lansojë menjëherë. Sipas saj, në muajt e ardhshëm do të ketë testime, dhe më vonë gjatë vitit pritet që produkti të mund të jetë i gatshëm për përdorim të gjerë.

Ekspertët shprehen se rezultatet teknike duken mbresëlënëse, por nëse përvoja reale do të përputhet me pretendimet teknike, kjo do të kuptohet vetëm pasi njerëzit të kenë mundësinë ta përdorin vetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NDAJ KUJTIM METËS NË LUSHNJË/ Dëshmitarët në GJKKO: Autori i qëlloi nga afër. Të plagosurin e dërguam ne në spital
Previous article KONFLIK PËR NJË LOPË NË NJË FAMILJE NË POGRADEC/ Djali dhe nusja kërcënojnë dhe dhunojnë nënën 80 vjeçare

s.autor

Postime të ngjashme

PAQE MES BRUKSELIT DHE MUSK? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën Teknologji

PAQE MES BRUKSELIT DHE MUSK? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën

OPENAI PREZANTON GPT-5.6/ Modeli i ri i inteligjencës artificiale vjen pas vonesës për arsye sigurie Teknologji

OPENAI PREZANTON GPT-5.6/ Modeli i ri i inteligjencës artificiale vjen pas vonesës për arsye sigurie

SMARTWATCHET PO "PUSHTOJNË" PËRDITSHËRINË/ Teknologjia që monitoron shëndetin në çdo moment Teknologji

SMARTWATCHET PO "PUSHTOJNË" PËRDITSHËRINË/ Teknologjia që monitoron shëndetin në çdo moment

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT