• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LABORATOR DROGE NË LABORATORIN E BRAKTISUR NË MILANO/ Arrestohet shqiptari me precedentë penalë
Home
Aktualitet
Kronikë

LABORATOR DROGE NË LABORATORIN E BRAKTISUR NË MILANO/ Arrestohet shqiptari me precedentë penalë

12 May, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda saj, policia italiane gjeti kilogramë drogë, pajisje për përzierje dhe presim të lëndëve narkotike, ndërsa në pranga përfundoi një shqiptar 52-vjeçar me precedentë të mëparshëm penalë.

Operacioni, sipas mediave italiane, u zhvillua nga efektivët e komisariatit Mecenate, të cilët kishin vënë nën vëzhgim shqiptarin prej disa kohësh. Sipas mediave italiane, ai u ndoq deri në një godinë në zonën e Via San Dionigi, ku hyri nga një derë dytësore në një pallat ku nuk banonte.

Policia ndërhyri sapo 52-vjeçari hyri në ambientet e brendshme dhe zbuloi se një banjo jashtë përdorimit ishte kthyer në bazë për përpunimin dhe fshehjen e drogës.

Në tavolinat e punës u gjetën rreth 2.5 kilogramë heroinë, mbi 5 kilogramë substanca përzierëse, peshore precize, materiale paketimi dhe pajisje që përdoren për presimin e drogës para shpërndarjes në treg.

Por zbulimi nuk mbaroi aty. Brenda një elektroshtëpiakeje të vjetër dhe jashtë funksionit, efektivët gjetën edhe 1.5 kilogram tjetër heroinë, mbi 100 gram kokainë, hashash dhe kartëmonedha false.

Hetuesit dyshojnë se ambienti përdorej si pikë përgatitjeje dhe magazinimi për shpërndarjen e drogës në Milano, ndërsa po verifikohet nëse shqiptari kishte lidhje me rrjete të tjera të trafikut të narkotikëve në zonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK KA SHENJA TË SHPËRTHIMIT TË HANTAVIRUSIT"/ Agjencia shëndetësore e OKB-së: Situata mund të ndryshojë
Previous article ÇFARË PO NDODH NË NGUSHTICËN E HORMUZIT? Pasdaran: Kontrolli është zgjeruar, po monitorojmë çdo lëvizje

s.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET NJË PERSON NË LUSHNJE/ Vodhi paratë dhe laptopin e një lokali, pastaj i vuri flakën Aktualitet

ARRESTOHET NJË PERSON NË LUSHNJE/ Vodhi paratë dhe laptopin e një lokali, pastaj i vuri flakën

PLAGOSET ME ÇIFTE NJË PERSON NË BULQIZË/ Autori mendoi se qëlloi derrat që i dëmtonin të mbjellat Aktualitet

PLAGOSET ME ÇIFTE NJË PERSON NË BULQIZË/ Autori mendoi se qëlloi derrat që i dëmtonin të mbjellat

HUMBËN ORIENTIMIN NË MALIN E ÇIKËS/ Policia u vjen në ndihmë pesë turistëve gjermanë Aktualitet

HUMBËN ORIENTIMIN NË MALIN E ÇIKËS/ Policia u vjen në ndihmë pesë turistëve gjermanë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT