• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“A KE FRIKË TË MOS TË DALIN…”/ Tjetër denoncim për kirurgun e arrestuar në Korçë: I uli të brendshmet djalit 15-vjeçar
Home
Aktualitet
Kronikë

“A KE FRIKË TË MOS TË DALIN…”/ Tjetër denoncim për kirurgun e arrestuar në Korçë: I uli të brendshmet djalit 15-vjeçar

11 May, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pas arrestimit të kirurgut 72-vjeçar Nikolla Nunka, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj një 21-vjeçareje në spitalin e Korçës, në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një tjetër denoncim nga një qytetare, e cila pretendon se ka përjetuar situata të sikletshme dhe shqetësuese me të njëjtin mjek, si për veten ashtu edhe për djalin e saj të mitur.

Qytetarja tregon se rreth një vit më parë ishte paraqitur në urgjencën e Korçës me dhimbje të forta barku. Sipas saj, pas analizave dhe ekos që kishin rezultuar normale, kirurgu i kishte thënë se duhej të operohej urgjentisht nga apandesiti.

Ajo pretendon se gjatë kohës që priste bashkëshortin, mjeku hynte vazhdimisht për ta vizituar, gjë që e kishte vënë në siklet dhe dyshim për sjelljen e tij.

“Vizitat e shpeshta dhe insistimi për të më futur në sallë më bënë të ndihesha shumë keq. Në fund një doktoreshë i tha shoqes sime se nuk kisha asgjë dhe më këshilloi të largohesha”, shkruan ajo.

Më shqetësues, sipas saj, ka qenë një episod tjetër me djalin e saj 15-vjeçar, të cilin e kishte çuar për vizitë për shkak të dhimbjeve të barkut.

Në denoncimin e saj, qytetarja pretendon se kirurgu i kishte ulur të brendshmet djalit më shumë seç duhej gjatë kontrollit dhe kishte përdorur fjalor të papërshtatshëm e degradues.

“Hë mo, ke turp se të dalin… apo e ke të vogël… apo ke frikë se të bëjmë synet…”, pretendon nëna se i është drejtuar mjeku djalit të saj në prani të saj.

Ajo shton se u trondit nga sjellja dhe vendosi të largohej menjëherë nga spitali bashkë me djalin, pa pranuar ndërhyrjen kirurgjikale që, sipas saj, mjeku po insistonte ta kryente edhe në këtë rast.

Qytetarja thekson se nuk ka bërë kallëzim në atë kohë pasi nuk besonte se do të kishte drejtësi, ndërsa shton se shumica e mjekëve të tjerë me të cilët është përballur kanë ruajtur etikën profesionale.

JOQ Albania thek son se këto janë pretendime të qytetares dhe i takon organeve kompetente të verifikojnë vërtetësinë e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SAMITI SHQIPËRI-IZRAEL/ Rama: Për hebrenjtë Shqipëria është shtëpi! Na ndihmuat pas sulmeve iraniane dhe…
Previous article "ËSHTË SHUMË E VËSHTIRË..."/ Motra e Xhuana Nikollaj mesazh RRËQETHËS: Kërkojmë drejtësi dhe zbardhjen e plotë

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT