• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ËSHTË SHUMË E VËSHTIRË…”/ Motra e Xhuana Nikollaj mesazh RRËQETHËS: Kërkojmë drejtësi dhe zbardhjen e plotë
Home
Aktualitet
Kronikë

“ËSHTË SHUMË E VËSHTIRË…”/ Motra e Xhuana Nikollaj mesazh RRËQETHËS: Kërkojmë drejtësi dhe zbardhjen e plotë

11 May, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

25-vjeçarja Xhuana Nikollaj, e cila dyshohet se i dha fund jetës pas dhunës së ushtruar nga ish-partneri i saj, vijon të mbetet në qendër të vëmendjes publike dhe hetimeve.

Dy muaj pas ngjarjes tragjike, motra e saj, Silvana Nikollaj, ka dërguar një letër prekëse ekskluzivisht për gazetaren Semiljana Azizi në emisionin “Në Kohë Reale”, ku kërkon drejtësi dhe transparencë nga institucionet.

Në mesazhin e saj, Silvana shpreh dhimbjen e familjes për humbjen e Xhuanës, duke theksuar se prindërit e tyre janë shkatërruar nga kjo tragjedi.

Familja kërkon që hetimet të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe apelon që ish-partneri i saj, Eraldo Fizi, të arrestohet sa më shpejt dhe të përballet me drejtësinë për dhunën e pretenduar ndaj 25-vjeçares.

Letra e plotë e motrës së Xhuanës:

“Për ne si familje, humbja e Xhuanës është një dhimbje që nuk përshkruhet me fjalë. Po mundohemi të qëndrojmë të fortë për njëri-tjetrin, por është shumë e vështirë sidomos për prindërit tanë, të cilëve u është shkatërruar jeta.

Sa i përket hetimeve, ne kemi ende shumë pyetje pa përgjigje dhe presim nga organet kompetente më shumë transparencë, veprime konkrete dhe zbardhjen e plotë të së vërtetës. Kërkojmë që autori Eraldo Fizi të kapet sa më shpejt dhe të përballet me ligjin për dhunën e ushtruar ndaj Xhuanës.

Për ne, rëndësi ka që institucionet të bëjnë detyrën e tyre dhe përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi.

Apeli ynë për shoqërinë, mediat dhe Policinë e Shtetit është të mos lejojnë që rasti i Xhuanës të harrohet. Kërkojmë mbështetje, zë dhe drejtësi, sepse sot Xhuana nuk jeton më dhe familja jonë kërkon vetëm të vërtetën”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "A KE FRIKË TË MOS TË DALIN..."/ Tjetër denoncim për kirurgun e arrestuar në Korçë: I uli të brendshmet djalit 15-vjeçar
Previous article "ME LEKËT E POLITIKËS BLEU DY HOTELE"/ Shakohoxha: Historia e Rei Manajt nis me skafin kur ishte 2 vjeç, në errësirë (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT