• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
PAMJET/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, ja ku do të ngrihet stadiumi! Transport i organizuar për 60 mijë persona
Home
Kulturë

PAMJET/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, ja ku do të ngrihet stadiumi! Transport i organizuar për 60 mijë persona

11 May, 2026 s.autor Kulturë

Në afërsi të autostradës Tiranë-Durrës shumë shpejt pritet të nisë puna për montimin e stadiumit më të ri të përkohshëm Eagle Stadium apo Stadiumi Shqiponja, ku në 11 korrik do të mbajë koncertin e tij këngëtar i njohur Kenny West. Zona e zgjedhur ka një sipërfaqe prej disa dhjetra mijë metra katrorë, dhe është në hyrje të Tiranës, buzë rrugës dytësore, vetëm 2 kilometra nga qendra e kryeqytetit.

“Në qendër të stadiumit pritet të ngrihet një glob i madh gjigant që përkon me simbolikën që këngëtari i njohur përdor në turet e tij botërore. Ndërkohë që stadiumi pritet të akomodojë 60.000 spektatorë, ndërsa tani janë shitur rreth 20.000 bileta.”

VIDEO

Çmimet e biletave fillojnë nga 120 euro, ndërkohë për vendet VIP ato arrijnë deri në 339 euro.

“Ne kemi mësuar që gjatë ditës së koncertit transporti i spektatorëve do të bëhet në mënyrë të organizuar përmes automjeteve dhe autobusëve të vëna në dispozicion nga organizatorët, ndërsa një pjesë e autostradës do të jetë e bllokuar.”

Siç mësohet, për lëvizjet e mjeteve që do të bëjnë transportin e spektatorëve, do të lihen korsi të dedikuara. Stadiumi do të qëndrojë për disa javë dhe do të shihet mundësia për të organizuar edhe aktivitete të tjera.

Koncerti i Kanye West në Tiranë është pjesë e turit botëror të artistit për vitin 2026, që nis në SHBA dhe më pas vijon në Azi dhe Europë. Koncerti organizohet nga “Streetlife”, një kompani me bazë në Berlin dhe që ka punuar me artistë, si: 50 Cent, Drake, Snoop Dogg, Kendrick Lamar, Nicki Minaj etj, ndërsa në Shqipëri, aktiviteti mbështetet nga Redcloud (Tirana) dhe Live Label (Hollandë). Mbështetje logjistike për koncertin ofron edhe Ministria e Kulturës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E BIZNESMENIT NË SARANDË/ Gjykata lë në qeli Kostandin Voglin, seanca mbahet në spital! Viktor Ruçi mbetet në arrest shtëpie
Previous article NDRYSHIME NË RREGULLOREN E KUVENDIT/ Zbardhen propozimet e Niko Peleshit

s.autor

Postime të ngjashme

SAMITI I UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut Kulturë

SAMITI I UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood Kulturë

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi Kulturë

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT