• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHKONI ME PROSTITUTA NË VILËN E RADOIÇIÇ”/ Policia e Kosovës reagon pas deklaratave të Hisen Berishës
Home
Rajon

“SHKONI ME PROSTITUTA NË VILËN E RADOIÇIÇ”/ Policia e Kosovës reagon pas deklaratave të Hisen Berishës

2 May, 2026 s.autor Rajon

Policia e Kosovës ka reaguar pas deklaratave të ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, se në vilën e terroristit serb Milan Radoiçiç në Brezovicë, zyrtarë të Vetëvendosjes kanë organizuar festa me prostituta.

Në emisionin e datës 29 prill, gjatë një debati me deputetin e Vetëvendosjes Adnan Rrustemi, Berisha deklaroi: “Ju shkoni me prostituta në vilën e Radoiçiçit. Ke xhirimet e festës me vajza të reja”.

“Policia e Kosovës, referuar kërkesave dhe pyetjeve të adresuara nga media dhe gazetarë rreth deklarimeve, keqpërdorimeve dhe çështjeve të ndryshme se kinse kanë ndodhur në ‘Villën e Radojçiçit’ në Mitrovicë Veri, sqaron dhe njëherësh informon se: Policia e Kosovës, sipas detyrës dhe autorizimeve zyrtare, që nga koha e marrjes së objektit në mbikëqyrje për siguri, ka të vendosura njësitë e saja policore të profileve të ndryshme, të cilat kujdesen për sigurinë e objektit dhe hapësirës përreth.

Objekti sigurohet nga zyrtarët policorë dhe i njëjti vëzhgohet 24 orë nga kamerat, të cilat mbikëqyren nga zyrtarët policorë dhe qendra operative.

Çdo lëvizje apo hyrje-dalje në këtë objekt, monitorohet nga policia dhe se hyrja-dalja, bëhet vetëm nga personat e autorizuar që u lejohet qasja, siç janë zyrtarët policorë, zyrtarët e mbrojtjes së afërt, zyrtarët institucional dhe vetëm personat që marrin leje të caktuar dhe në asnjë rast nuk lejohen persona të tjerë apo civil”.

“Bazuar në procedurat policore, mbikëqyrjen strikt të objektit dhe vëzhgimit të objektit nga kamerat, njoftojmë mediat dhe opinionin e gjerë se në këtë objekt nuk është zhvilluar asnjë aktivitet i kundërligjshëm apo çështje që pretendohet apo deklarohet nga individ të caktuar në media.

Policia e Kosovës, do të vazhdojë të ofrojë siguri në mbar vendin, përfshirë në objektin në fjalë në Mitrovicë Veri dhe se do të mbajë të informuar drejt mediat dhe qytetarët me qëllim të parandalimit të dezinformimit të qytetarëve dhe njollosjes se personave, zyrtarëve të cilët kujdesen për sigurinë dhe rendin kushtetues”, shtoi policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTOI T'I LARGOHET ME VRAP POLICISË/ Me armë me vete në qytet, arrestohet 19-vjeçari, e pëson edhe shoku i tij
Previous article VIDEOLAJM/ Dalin pamjet e festës me muzikë e alkool pas hekurave, shihni ç’bëhet në qelitë e të burgosurve VIP! Në krye Lul Berisha

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor Rajon

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT