• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DËNUAR PËR MUNGESË NË BARAZI NË TENDERA PREJ GJKKO/ Londra i jep “dritë jeshile” ekstradimit të zyrtarit
Home
Aktualitet
Kronikë

I DËNUAR PËR MUNGESË NË BARAZI NË TENDERA PREJ GJKKO/ Londra i jep “dritë jeshile” ekstradimit të zyrtarit

1 May, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një gjykatë në Londër pranoi kërkesën e Shqipërisë për të ekstraduar një ish zyrtar i dënuar në mungesë nga GJKKO.

Ky është vendimi gjykatës Westminster Magistrate Court disponuar nga gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, për Krenar Gozhinën, i dënuar me gjykim të shkurtuar me 1 vit në burg nga GJKKO për shkelje të barazisë në tendera në bashkëpunim, me disa zyrtarë të tjerë për një tender të vitit 2018 që lidhej me transportin e punonjësve të burgun të Lushnjës.

Krenar Gozhina me leje qëndrimi të rregullt në Britaninë e Madhe, tentoi të bllokonte ekstradimit duke ngritur pretendimin se nuk ishte vënë në dijeni për vendimin e dënimit nga GJKKO.

Ky pretendim u hodh poshtë nga gjyqtari Tan Ikram, i cili në vendim thotë se: “Gozhina me profesion jurist u përfaqësua nga një avokat i zgjedhur prej tij dhe ishte absurde të mos kishte dijeni për vendimin e dënimit”.

Po ashtu avokati i Gozhinës në Londër, ngriti pretendimin për shkelje të të drejtave të klientit të tij nëse ekstradohet pasi kushtet e burgjeve shqiptare nuk kanë standarde.

Shteti shqiptarë përmes Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Drejtësisë i dërgoi gjykatës në Londër një garanci se Gozhina do të mbahet në një burg atë të Reçit ose Peqinit të ndërtuara me fondet e BE-s.

Garancia u prania nga gjykata në Londër hodhi poshtë edhe një tjetër pretendim të kërkuarit të drejtësisë shqiptare, i cili i tha gjykatës se ai ishte baba i një fëmije të mitur dhe kujdesej edhe për fëmijën e partneres e cila e kishte nga një martesë e mëparshme.

Gozhina thotë gjyqtari në vendim ka qenë i ndarë nga familja e tij që nga arrestimi. Fatmirësisht, ata nuk janë vetëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë të afërm në Reading dhe Londër.

Ndarja do të jetë për disa muaj dhe jo vite dhe kjo nuk do të shkaktojë dëme thelbësore në familjen e tij” thotë gjyqtari Tan Ikram.

Duke mos pranuar pretendimet e Krenar Gozhinës gjyqtari Tan Ikram ia çoi çështjen për të lejuar ekstradimin sekretares britanike të shtetit Shabana Mahmood dhe pas firmës së saj, Krenar Gozhina ka të drejtën e apelimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI? Dua Lipa refuzon të performojë në ndeshjen e Anthony Joshuas
Previous article TRAGJIKE NË ITALI/ Shqiptari aksidentohet në kantierin e ndërtimit, humb jetën pas tre ditësh në spital

s.autor

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT