• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Policia arreston Mario Meshinin si bashkëpunëtor në vrasjen e Devi Kasmit. Avokati: Kanë qenë shokë
Home
Breaking News

Policia arreston Mario Meshinin si bashkëpunëtor në vrasjen e Devi Kasmit. Avokati: Kanë qenë shokë

31 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e kryeqytetit jep detaje të reja në lidhje me vrasjen e Devi Kasmit para dy netësh. Personi që u arrestua mbrëmë është MARIO MESHINI. Sipas policisë, ai është i dyshuar si i përfshirë në vrasje, ndërsa cilësohet si bashkëpunëtor kryesor i Domart Konjarit. “Ne vijim te veprimeve te kryera nga grupi i posaçem i ngritur prane Drejtorise Vendore te Policise Tirane ne bashkepunim te ngushte me Prokurorine prane Rrethit Gjyqesor Tirane per zbardhjen e vepres penale “Vrasja me paramendim”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” e kryer në bashkëpunim u ndalua shtetasi M.M. i dyshuar si i perfshire ne vrasjen e shtetasit Devi Kasmit.

Avokati i Mario Meshinit ka dhënë dëshminë e parë për përfshirjen e Mario Meshinit në vrasjen e Devi (Dëfrim) Kasmi mbrëmjen e së hënës në Tiranë. Ai tha se arrestimi ka qenë i paligjshëm. Sipas tij, Mario ka qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur vrasja por nuk ka lidhje. Avokati deklaroi se Mario dhe viktima kanë qenë miq dhe takoheshin përditë sepse klienti i tij frekuentonte palestrën e viktimës.

Klienti juaj çfarë lidhje ka pasur me vrasjen e Devi Kasmit?
Nuk ka pasur asnjë lidhje me këtë vrasje. Jam lajmëruar mbrëmë është marrë në pyetje si njeri që ka dijeni për vrasjen. E vërteta është se ka qenë duke biseduar më viktimën, madje vrasësi i ka drejtuar pistoletën edhe klientit tim. I tronditur ka shkuar në shtëpinë e tij.

A u konsultuat me klientin para se të shkonit në polici?
Nuk shkoi në polici sepse ishte i tronditur. Dhe është fare normale. Nuk ka thënë se nuk e njeh. Ka thënë se jam mik me të, shkoj përditë tek palestra e tij. Të gjitha i ka dhënë si deklarues.

Për mua dihet kush është vrasësi dhe pse ngurron policia. Kjo çështje po fryhet për të mos u vënë në pranga autorët e vërtetë. Nuk kanë asnjë provë. Mario nuk ishte dëshmitari i vetëm, kishte edhe njerëz të tjerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Facebook 'nuk ka vend' për fëmijët e vegjël
Previous article VIDEO/ U transferua në Spanjë, ja çfarë i ndodh Sadikut gjatë stërvitjes së parë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO)

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria Aktualitet

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT