• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI “REVANSHI”/ Sot seanca në GJKKO, të pandehurit bojkotojnë gjyqin, shkon vetëm një prej tyre
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACIONI “REVANSHI”/ Sot seanca në GJKKO, të pandehurit bojkotojnë gjyqin, shkon vetëm një prej tyre

29 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ka nisur në gjykatë seanca e parë për një nga fraksionet e hetimit të koduar “Revanshi”, ku përballen disa të pandehur të akuzuar në këtë dosje të Prokurorisë së Posaçme.

Në proces janë thirrur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Marklen Haka, Altin Morina, Jozi Kraja, Durim Bami dhe Oltion Zefi. Në sallë ishte i pranishëm vetëm i pandehuri Jozi Kraja, i cili ka kërkuar vijimin e procesit me gjykim të shkurtuar.

Seanca është shoqëruar me mungesa të shumta. Aldo Avdyli ka deklaruar se do të përfaqësohet nga avokati Dritan Jahja, i cili nuk ishte i pranishëm. Edhe Oltion Zefi mungonte, njësoj si avokati i tij Elis Bilali.

Sakaq, Henerigert Mitri nuk mori pjesë në seancë, por u përfaqësua nga avokati Ardian Leka. Ndërkohë, Marklen Haka mungonte, ndërsa avokati i tij Erjon Kullolli ishte i pranishëm. Po ashtu, Altin Morina nuk u paraqit në gjykatë, duke munguar edhe mbrojtësi i tij për arsye shëndetësore.

Edhe Durim Bami nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati Ilir Murati, i cili gjithashtu mbështeti kërkesën për gjykim të shkurtuar. Në cilësinë e viktimës së veprës penale ishte thirrur Gjergj Mihasi, babai i Erigers Mihasit, i cili kërkoi të mos marrë më pjesë në seanca për shkak të gjendjes shëndetësore, duke deklaruar se i beson vendimit të gjykatës.

Nga ana e tij, Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkoi shtyrjen e seancës, duke argumentuar se mungesa e të pandehurve dhe mbrojtësve të tyre e bën të pamundur vijimin normal të procesit. SPAK kërkoi gjithashtu pezullimin e afateve të paraburgimit, duke theksuar se janë ezauruar rrugët ligjore të njoftimit të palëve dhe se të gjitha palët duhet të konsiderohen të njoftuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SËRISH NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Emërohet drejtori i ri i Krimit Ekonomik
Previous article ABUZIMET ME TENDERAT/ SPAK thellon hetimet ndaj Ballukut, kontrolle edhe në banesat e familjarëve. Nga korrupsioni te fshehja e pasurive, sekuestrohen ‘prova’

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT