• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ABUZIMET ME TENDERAT/ SPAK thellon hetimet ndaj Ballukut, kontrolle edhe në banesat e familjarëve. Nga korrupsioni te fshehja e pasurive, sekuestrohen ‘prova’
Home
Breaking News

ABUZIMET ME TENDERAT/ SPAK thellon hetimet ndaj Ballukut, kontrolle edhe në banesat e familjarëve. Nga korrupsioni te fshehja e pasurive, sekuestrohen ‘prova’

29 April, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

SPAK urdhëron kontrolle të reja në kuadër të hetimeve që po kryen ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku për abuzime me tenderat qindra miliona euro të rrugëve. Burime pranë Prokurorisë së Posaçme konfirmuan për News 24 se janë miratuar më vendim të gjykatës të paktën 15 kontrolle në kuadër të dosjes Balluku, përfshirë dhe familjarë të saj.

Burimet konfirmojnë se është ushtruar kontroll në banesën e Mired Recit, djalit të tezes së Belinda Ballukut, por edhe personave të tjerë të lidhur me të, në kuadër të hetimeve që po kryhen edhe në drejtim të pasurisë.

Reci, rezulton se qenë ortak me 49% të aksioneve në dy kompani: “XL MARKET” shpk dhe “Hippo Tregu Elektrik” shpk. Ortaku tjetër është Meland Qirko, kunati i zv.kryeministres Balluku, i martuar me motrën e saj, Pamela Qirko. Gjatë këtyre kontrolleve që pasojnë ato të dhjetorit 2025 dhe janarit të këtij viti, mësohet se janë sekuestruar sërish celularë, dokumente që sipas prokurorëve i shërbejnë hetimit të çështjes. Në kuadër të hetimit, prokurorët e posaçëm kanë kërkuar informacion jashtë vendit, përmes letërporosive.

Belinda Balluku është e pandehur për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për lotet e Unazës së Madhe që kapin vlerën e qindra miliona euro. Ndaj ish-numrit dy të qeverisë janë në fuqi dy masa sigurie: ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve. Ndërkohë që më herët maxhoranca socialiste e rrëzoi kërkesën e SPAK për leje për arrestimin e Ballukut. Nisur nga kontrollet e fundit dhe fazën e re në të cilën kanë hyrë hetimet, mbetet për t’u parë nëse prokurorët e posaçëm do ta ripërsëririn kërkesën për leje për të arrestuar ish-numrin dy të qeverisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPERACIONI "REVANSHI"/ Sot seanca në GJKKO, të pandehurit bojkotojnë gjyqin, shkon vetëm një prej tyre
Previous article SËRISH NDRYSHIME/ Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës. Ja sa do shitet benzina

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT