• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JAM SHUMË MIRË…”/ Reagon Ilir Meta: Më rrinte kostumi i madh? S’jam pa ngrënë, por stërvitem 4 orë në ditë! Ngjyra e lëkurës…
Home
Politikë

“JAM SHUMË MIRË…”/ Reagon Ilir Meta: Më rrinte kostumi i madh? S’jam pa ngrënë, por stërvitem 4 orë në ditë! Ngjyra e lëkurës…

28 April, 2026 s.autor Politikë

“Jam shumë mirë fizikisht dhe mendërisht“, thotë Ilir Meta, një ditë pasi opinioni publik u përball me gjendjen e transformuar të ish kreut të shtetit në kafazin e qelqtë në seancën e parë gjyqësore të mbajtur ndaj tij dhe ish-bashkëshortes Monika Kryemadhit.

“Gjendja ime fizike, shëndetësore dhe mendore është më e mirë se kurrë, pavarësisht gjithë privacioneve të bëra publike. Nëse më rrinte kostumi i madh, kjo nuk ka të bëjë me faktin se më kanë lënë pa ushqim, siç është thënë, por me aktivitetin tim fizik që më merr të paktën 4 orë në ditë, e sidomos me ushtrimet për muskujt e barkut. Po kështu, dieta ime është shumë e shëndetshme falë edhe përkujdesjes së motrës time dhe jo vetëm. Nëse shqetësimi është për modelin e flokëve, këtu nuk ka berber profesionist dhe ky nuk është problemi. Nëse problemi është te lëkura, mos harroni se këtu uji është plot klor dhe do të më mjaftonte një javë në lumin e Valbonës ose të Shalës për ta bërë më të shndritshme lëkurën“, është shprehur ai.

Meta thotë se lënia e tij në kafazin e qelqtë bëhet për ta denigruar dhe në dhunim të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

“Pa surprizë GJKKO vendosi si standard dje rastin e trajtimit të një terroristi maroken në Francë, përgjegjës për sulm kamikaz me pasojë vdekjen e dhjetra qytetarëve francezë. Ky është një turp i ri i Ramaformës dhe pjellave të tij.Se si mund të jetë procesi i barabartë në këto kushte kur as dëgjon mirë, as dëgjohesh mirë dhe as kur mund të konsultohesh me avokatin, këtë vetëm njerëz të kapur dhe të pafytyrë mund ta justifikojnë, thotë Meta.

Skandal quan edhe vendimin për të mos lejuar të bëhen publike seancat gjyqësore. Ai thotë se është abili pretendimi se mund të ndikohen dëshmitarët, pasi ata janë pyetur më herët, ndërsa procesi nuk ka të penduar.

“Qytetarët duhet të shohin live se kur, si dhe me çfarë akti, vendimi, veprimi unë i kam shkaktuar një qindrakë dëm shtetit shqiptar. Për më tepër, në këtë proces nuk ka të penduar, por edhe nëse do të kishte në këtë rast s’kishte pse të jepej live. Ndërsa alibia se mund të ndikohen dëshmitarët është mashtrim, pasi ata i kanë dhënë me kohë dëshmitë dhe nën përgjegjësi penale”, shprehet ai.

Transparenca e këtij procesi është tmerri i Ramës, përfundon Meta, sepse për ish-presidentin Rama është vetë kallëzuesi i rremë, prokurori dhe po kështu edhe gjykatësi i vetëm i këtij procesi.

Ilir Meta ndodhet në burg prej 21 tetorit të 2024 dhe po gjykohet për një sërë akuzash për korrupsion në lidhje me aferën CEZ-DIA, kontratën lobuese të LSI-së në Shtetet e Bashkuara, si dhe për pastrim parash e fshehje pasurie.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-deputeti i PD-së
Previous article VRASJA E BURRË E GRUA NË LEZHË/ Shpallet në kërkim një tjetër person, përfshirja e tij (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria Breaking News

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT