• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“110 MILIONË MË SHUMË SE PARASHIKIMI”/ Malaj tregon arsyet e rritjes së të ardhurave në buxhet
Home
Ekonomi

“110 MILIONË MË SHUMË SE PARASHIKIMI”/ Malaj tregon arsyet e rritjes së të ardhurave në buxhet

26 April, 2026 s.autor Ekonomi

Ministri i Financave, Petrit Malaj, komentoi të dhënat e performancës së buxhetit në tremujorin e parë të këtij viti.

I ftuar në studion e “Terminal”, Malaj u shpreh: “Sa i përket performancës dhe ecurisë së realizimit të të ardhurave për tremujorin e parë të vitit 2026, të dhënat e paraqitura nga Ministria e Financave janë të dhëna të cilat në fakt i referohen një mobilizimi më të madh të administratës tatimore dhe administratës doganore, vijnë si rezultat i implementimit më të thelluar të strategjisë afatmesme të të ardhurave, një dokument i cili është një dokument i miratuar nga institucionet ndërkombëtare, siç është Fondi Monetar Ndërkombëtar apo edhe Bashkimi Europian, dhe bazuar në këtë strategji të cilën ne po ndjekim vërehet që ka një rritje të të ardhurave jo vetëm në raport me tremujorin e vitit të kaluar, por gjithashtu edhe me planin e këtij viti. Po të shohim, kemi një rritje të të ardhurave me rreth 250 milionë euro krahasuar me tremujorin e vitit 2025. Ndërkohë që paralelisht, po ta bëjmë një krahasim me planin e periudhës, do të vëmë re që kemi rreth 110 milionë euro më shumë sesa ajo që ne kishim planifikuar për këtë tremujor”.

Ministri i Financave shtoi se “burimi i të ardhurave kryesore vjen si rezultat i rritjes së të ardhurave nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, nga TVSH-ja, por edhe nga burime të tjera. Dhe kjo vjen si rezultat i mirëadministrimit tatimor dhe doganor”.

“Pa diskutim, kjo vjen si rezultat i reformave që neve kemi ndërmarrë, si rezultat i ndërgjegjësimit dhe fushatave ndërgjegjësuese që ne kemi bërë në ato sektorë të cilët administrata tatimore i ka konsideruar si sektor me risk, për shembull siç janë sektori i ndërtimit apo siç është dhe sektori i turizmit. Si rezultat i kësaj fushate që ne kemi ndërmarrë ka një ndërgjegjësim nga subjektet dhe ky ndërgjegjësim reflektohet edhe në shifrat konkrete të cilat rezultojnë si të ardhura në buxhetin e shtetit”, shtoi Malaj.

Kur u pyet nëse te kjo performancë ka ndikuar edhe rritja e çmimit të naftës, ministri u përgjigj: “Jo, absolutisht jo. Mjafton dhe t’i referoheni të dhënave që ka publikuar Ministria e Financave. Mund t’i referoheni edhe normës së inflacionit dhe norma e inflacionit deri në fund të muajit mars ka qenë 2.6%, është brenda të gjitha parametrave dhe objektivave të bankës së Shqipërisë, që do të thotë jemi në kushte shumë normale deri më tani. Të ardhurat i dedikohen mirëadministrimit tatimor dhe doganor dhe po t’i referohemi, të ardhurat kryesore vijnë nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Vijnë nga TVSH-ja, por nga TVSH-ja e mbledhur këtu brenda për brenda, dhe jo nga TVSH-ja në import”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE ZHDUKUR PREJ 6 MUAJSH/ Gjendet trupi i pajetë i një personi në Korçë! Dyshohet se...
Previous article PAS ARMËPUSHIMIT NË IRAN DHE LIBAN/ Çfarë do sjellë e ardhmja për Gazën?

s.autor

Postime të ngjashme

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet Ekonomi

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme Ekonomi

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi Ekonomi

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT