• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BISEDIMET SHBA-IRAN TË BLLOKUARA/ Trump: Incidenti në Washington s’do të na pengojë të fitojmë luftën
Home
Nderkombetare

BISEDIMET SHBA-IRAN TË BLLOKUARA/ Trump: Incidenti në Washington s’do të na pengojë të fitojmë luftën

26 April, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nuk e lidh incidentin në Washington me luftën ndaj Iranit.

“Ngjarja nuk do të më pengojë të fitoj luftën në Iran. Nuk e di nëse kishte ndonjë lidhje, por sinqerisht, nuk besoj, bazuar në atë që dimë”- deklaroi Trump gjatë konferencës së thirrur pas të shtënave me armë në hotelin “Washington Hilton” gjatë darkës me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë.

Të shtunën, Trump anuloi udhëtimin e planifikuar drejt Pakistanit të të dërguarve të tij Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

“Shumë kohë e humbur nëpër udhëtime. Përveç kësaj, ka përçarje të madhe mes udhëheqjes së tyre”- u shpreh presidenti duke iu referuar Republikës Islamike.

Ndërsa në një intervistë për median amerikane “Axios”, Trump konfirmoi se anulimi i udhëtimit nuk do të thoshte automatikisht rifillim i luftës me Iranin.

“Nëse iranianët duan të flasin, gjithçka që duhet të bëjnë është të na telefonojnë”- deklaroi presidenti i SHBA-së.

Më herët, delegacioni iranian u largua nga Islamabadi pasi zhvilloi takime me zyrtarët pakistanezë. Ministri i Jashtëm Abbas Aragchi pas bisedime me ndërmjetësit në Islamabad, u shpreh se kishte ndarë qëndrimin e Iranit për t’i dhënë fund luftës, por ende nuk kishte parë nëse Shtetet e Bashkuara ishin vërtet seriozë lidhur me përpjekjet diplomatike.

Këto të fundit kanë ngecur pavarësisht zgjatjes së armëpushimit nga Trump për të lejuar vazhdimin e bisedimeve mes palëve. Teherani e ka kushtëzuar rikthimin në tryezën e negociatave me heqjen e bllokadës detare amerikane ndaj porteve iraniane, një kërkesë që Trump e refuzon pasi fillimisht kërkon të arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NË BALLDRE/ Drejtori i policisë Lezhë: Viktimë mbetën burrë dhe grua, mjeti u qëllua teksa lëvizte
Previous article ATENTATI NË LEZHË/ Kreshnik Mujeci dhe gruaja e tij Gentjana organizatorë të Shën Markut. Morën pjesë 1 muaj më parë në protestën kundër ndërtimit të resortit në Rrjoll

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT