• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË LEZHË/ Kreshnik Mujeci dhe gruaja e tij Gentjana organizatorë të Shën Markut. Morën pjesë 1 muaj më parë në protestën kundër ndërtimit të resortit në Rrjoll
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NË LEZHË/ Kreshnik Mujeci dhe gruaja e tij Gentjana organizatorë të Shën Markut. Morën pjesë 1 muaj më parë në protestën kundër ndërtimit të resortit në Rrjoll

26 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kreshnik Mujeci, i cili mbeti i vrarë sot së bashku me bashkëshorten e tij, Gentjana, gjatë një atentati në Balldren të Lezhës, është një nga protestuesit kundër resortit që pritet të ndërtohet në zonën e Rrjollit.

Çifti, i cili kishte 4 fëmijë, po udhëtonte me automjetin e tyre tip “Audi Q7” në momentin kur është qëlluar me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar.

Mjeti është gjetur i shoshë nga plumbat, ndërsa dyshohet se autorët kanë organizuar një pritë të mirëfilltë, duke vepruar në mënyrë të koordinuar.

Kreshnik Mujeci njihej në zonë si një person aktiv në jetën komunitare. Ai organizonte çdo vit festën e Shën Markut në fshatin Koljakaj, një aktivitet që synonte bashkimin e banorëve dhe promovimin e harmonisë ndërfetare.

Nga ana tjetër, ai ishte i angazhuar edhe në çështje që lidhen me mbrojtjen e pronave në zonën e Rrjollit, ku kishte marrë pjesë në protesta duke bërë thirrje për rezistencë ndaj asaj që konsiderohej si cenim i tokave të banorëve.

Burime bëjnë me dije se Mujeci ka pasur edhe precedentë penalë. Në vitin 2016, ai dhe vëllezërit e tij janë akuzuar për vrasjen e Gegë Mëhillit, i njohur ndryshe si Gent Pjetri, një ngjarje që ka sjellë përplasje dhe hasmëri mes grupeve rivale.

Hetimet për atentatin e sotëm janë në zhvillim, ndërsa një nga pistat kryesore ku po përqendrohen autoritetet lidhet pikërisht me konfliktet e mëparshme dhe hakmarrjen e mundshme.

Policia ka ngritur pika kontrolli në zonë dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa priten detaje të tjera në vijim mbi këtë ngjarje të rëndë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BISEDIMET SHBA-IRAN TË BLLOKUARA/ Trump: Incidenti në Washington s’do të na pengojë të fitojmë luftën
Previous article DETAJET E ATENTATIT NË LEZHË/ Mbi 30 plumba drejt makinës, autorët vepruan me dy automjete

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT