• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“FILTRA MË TË FORTË PËR FINANCAT”/ Banka e Shqipërisë miraton rregulla të reja për institucionet financiare
Home
Ekonomi

“FILTRA MË TË FORTË PËR FINANCAT”/ Banka e Shqipërisë miraton rregulla të reja për institucionet financiare

23 April, 2026 s.autor Ekonomi

Banka e Shqipërisë ka miratuar ndryshime të reja që prekin drejtpërdrejt funksionimin e tregut financiar në vend. Rregullat e reja fokusohen te institucionet e pagesave, paraja elektronike dhe subjektet financiare jobanka, duke vendosur standarde më të forta për licencim dhe aktivitet.

Një nga ndryshimet kryesore është identifikimi i pronarit përfitues, për të zbuluar personat që qëndrojnë realisht pas bizneseve. Ndërkohë, subjektet që kërkojnë licencë duhet të dorëzojnë dokumentacion më të detajuar për kapitalin, kredinë dhe lidhjet financiare.

“Për qëllime të kësaj rregulloreje, përcaktohet qartë koncepti i pronarit përfitues, sipas legjislacionit në fuqi. Personat që zotërojnë apo kontrollojnë subjektin duhet të identifikohen dhe të deklarohen në mënyrë të plotë. Kjo rrit transparencën mbi strukturën reale të pronësisë”.

Banka e Shqipërisë, përmes këtyre ndryshimeve, synon të forcojë gjithashtu kontrollin mbi integritetin e aksionarëve dhe administratorëve, përmes verifikimeve të thelluara.

“Subjektet që aplikojnë për licencë duhet të paraqesin dokumentacion të detajuar mbi burimin e kapitalit dhe gjendjen financiare. Banka e Shqipërisë verifikon përputhshmërinë me kriteret e integritetit dhe listat e sanksioneve ndërkombëtare. Në rast shkeljesh apo informacioni të pasaktë, licenca mund të refuzohet ose të revokohet”.

Ndryshimet synojnë rritjen e sigurisë financiare dhe afrimin e tregut shqiptar me standardet e Bashkimit Europian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TANI JAM BURRË I MARTUAR"/ Mateo Borri rrëfehet për herë të parë pas finales së ‘BBVIP’
Previous article "MË VARROSNI PA CEREMONI..."/ Amaneti i akademikut Rexhep Qosja, nipi publikon letrën e gjyshit në 2016

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT