• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSOJNË KEQ/ Vodhën dhe shitën 40 ton kafe përgjatë 3 viteve te magazina ku punonin, arrestohen dy persona, procedohet shpërndarësi
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSOJNË KEQ/ Vodhën dhe shitën 40 ton kafe përgjatë 3 viteve te magazina ku punonin, arrestohen dy persona, procedohet shpërndarësi

23 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy persona janë arrestuar në kryeqytet pasi vodhën dhe shitën 40 mijë kg kafe në subjektin ku punonin.
Blutë bëjnë me dije se në pranga ranë shtetasit A. K., 35 vjeç dhe V. K., 29 vjeçe. Sipas informacionit të policisë këta dy shtetas në bashkëpunim me shpërndarësin i cili u procedua penalisht, kanë përfituar 800 mijë euro përgjatë 3 viteve.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Inventari”.

Vodhën 40 000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe e shitën, vihen në pranga 2 magazinierë dhe në hetim shpërndarësi.

Nga kjo veprimtari kriminale e kryer përgjatë 3 viteve, 3 shtetasit dyshohet se kanë përfituar 800 000 euro.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera mbi kallëzimin e administratores së një subjekti në fushën e prodhimit/tregtimit të kafesë, se kishte konstatuar vjedhjen e një sasie të madhe produkti, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar “Inventari”.

Si rezultat i operacionit:

-u vunë në pranga shtetasit A. K., 35 vjeç dhe V. K., 29 vjeçe, magazinierë në këtë subjekt;

-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 29 vjeç, shpërndarës.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrat, gjatë një periudhe trevjeçare, kanë vjedhur 40 000 kilogramë kafe, nga shitja e së cilës kanë përfituar 800 000 euro.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROJEKTI INFRASTRUKTUROR KORRIDORI 8/ IKMT shemb 7 objekte në segmentin Elbasan-Papër
Previous article SOT KUVEND/ RENDI i ditës: 4 “përballje” të kërkuara nga opozita, në FOKUS shëndetësia

s.autor

Postime të ngjashme

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Gjykata e Tiranës lë në burg 25-vjeçarin. Çfarë tha i dyshuari… Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Gjykata e Tiranës lë në burg 25-vjeçarin. Çfarë tha i dyshuari…

TRITOL PRANË FAMILJES NIKULAJ NË LEZHË/ Ndalohet një i dyshuar... Aktualitet

TRITOL PRANË FAMILJES NIKULAJ NË LEZHË/ Ndalohet një i dyshuar...

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT