Seanca plenare e radhës do të zhvillohet sot në Kuvend në orën 10:00, e cila mësohet se do të jetë me një rend dite të ngarkuar i cili përfshin interpelanca mes pozitës dhe opozitës dhe shqyrtimin e disa projektligjeve.
Referuar rendit të ditës, mësohet se seanca do të hapet me miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të datave 9 dhe 16 prill, si dhe me njoftime të ndryshme procedurale.
Ndërkohë për ditën e sotme janë planifikuar të mbahen gjashtë interpelanca me anëtarë të qeverisë.
Mëoshet se interpelancat do të zhvillohen me Ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi dhe me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, të cilat janë kërkuar nga deputetë të opozitës.
Ndërsa 3 interpelanca të tjera janë parashikuar me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, të kërkuara nga deputetët Kliti Hoti, Bardh Spahia dhe Erisa Xhixho.
Po ashtu, interpelancë do të zhvillohet edhe me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, me kërkesë të deputetit Zija Ismaili.
Në vijim, ministri i Financave, Petrit Malaj, do të jetë pjesë e një seance pyetje-përgjigje me deputeten Jorida Tabaku.
Rendi i Ditës:
I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 23.4.2026, ora 10:00. II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 9.4.2026 dhe 16.4.2026.
2. Njoftime.
3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Mbrojtjes, z. Ermal Nufi, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
4. Interpelancë urgjente me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
5. Interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Kliti Hoti.
6. Interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Bardh Spahia.
7. Interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.
8.Interpelancë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputeti Zija Ismaili.
9. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku.
10. Projektligji “Për lirinë e vendosjes dhe ofrimit të shërbimeve në Republikën e Shqipërisë”. 11. Projektligji “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore”.
12. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 52/2024, “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji”.
13. Projektligji “Për ratifikimin e Konventës Shumëpalëshe, “Për lehtësimin e zbatimit të shtyllës së dytë, subjekt i rregullit tatimor”.
14. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”.
15. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33, datë 31.03.2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.
16. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.


