• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET VRASJA E ENDRI GOXHAJT NË MEMALIAJ/ Viktima qëlloi i pari, arrestohen 3 persona, 2 vëllezërit autorë të dyshuar të krimit në kërkim
Home
Breaking News

ZBARDHET VRASJA E ENDRI GOXHAJT NË MEMALIAJ/ Viktima qëlloi i pari, arrestohen 3 persona, 2 vëllezërit autorë të dyshuar të krimit në kërkim

22 April, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Gjirokastrës ka zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e 21 prillit 2026 në Memaliaj, ku si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit mbeti i vrarë shtetasi Endri Goxhaj dhe u plagos shtetasi Dali Nela.

Nga hetimet paraprake rezulton se konflikti fizik ka përfshirë disa persona, mes tyre Endri Goxhaj, Donald Nela, Marjaldo Nela, Aldo Kalemi J. K. dhe G. Q.

Gjatë përplasjes, dyshohet se Endri Goxhaj ka qëlluar me armë zjarri drejt Dali Nelës i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në kujdesin e mjekëve mes disa personave.

Më pas, dy vëllezërit Donald Nela 29 vjeç dhe Marjaldo Nela 28 vjeç, të shpallur në kërkim, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Endri Goxhajt, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt spitalit.

U ndaluan shtetasit Dali Nela dhe Aldo Kalemi për veprat penale “Vrasja me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

U arrestua në flagrancë shtetasi Ermal Mataj, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pistoletë me fishek në fole, municion luftarak, dy automjete, dy motomjete, katër celularë dhe sende të tjera të gjetura në vendngjarje, të cilat pritet të ndihmojnë në vijimin e hetimeve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme, ndërsa vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E TRADHËTON" EDHE AI QË E KËRKOI/ Kristjan Asllani rikthehet tek Interi?
Previous article DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Laç

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË DURRËS/ I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie Aktualitet

E RËNDË NË DURRËS/ I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

KUSHTE ATMOSFERIKE TË PAQENDRUESHME/ Parashikimi i motit për këtë të shtunë Aktualitet

KUSHTE ATMOSFERIKE TË PAQENDRUESHME/ Parashikimi i motit për këtë të shtunë

"ISHA TE TERAPIA E DJALIT"/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm Aktualitet

"ISHA TE TERAPIA E DJALIT"/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT