Pas disa orësh arrati nga krimi i trefishtë që ai kreu mbrëmjen e djeshme në Podgoricë, është vënë në pranga 25-vjeçari, Vehad Muric.
Autoritetet vendase bëjnë me dije se i riu nga Rozhajë u lokalizua dhe u vu në pranga pas një operacioni të gjerë policor, i shtrirë në veri dhe qendër të vendit.
Ndërsa bëhet me dije se arrestimi u krye në një zonë të hapur në qendër të qytetit të Rozhajë.
Siç raportuam dhe ditën e sotme, Murici akuzohet se në lagjen Stari Aerodrom të Podgoricës ka vrarë tre persona, vëllezërit Denis Hot dhe Nezrin Hot, si dhe Kenan Miraljemović, shtetas i Serbisë nga Novi Pazari.
Për rrjedhojë të vrasjes së trefishtë, ndaj tij rëndon akuza për “vrasje të rëndë”, ndërsa pritet që, së bashku me kallëzimin penal, të dërgohet në Prokurorinë vendase që në vijm të përballet me drejtëisnë për krimin e kryer
Dyshohet se autori dhe tre viktimat ishin miq, teksa punonin bashkë në një kantier ndërtimi. Pas vrasjes, ai është arratisur, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.
Sipas informacioneve paraprake, krimi ka shumë të ngjarë të jetë kryer duke përdorur armë të ftohta.
I dyshuari Rožajac dyshohet se ka shkuar në qytetin e tij të lindjes mbrëmë pas krimit, ku ai gjithashtu kreu dhunë ndaj nënës së tij në shtëpinë e familjes.
Familja e raportoi rastin në polici dhe krimi u zbulua më vonë në Podgoricë. Një kërkim intensiv është duke u zhvilluar për të dyshuarin.


