• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Trump: Nesër do të zhvillojmë bisedime me Iranin në Islamabad, pranoni marrëveshjen, ose do ju shkatërrojmë termocentralet dhe urat
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Trump: Nesër do të zhvillojmë bisedime me Iranin në Islamabad, pranoni marrëveshjen, ose do ju shkatërrojmë termocentralet dhe urat

19 April, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se negociatorët amerikanë, Steve Ëittkof dhe Jared Kushner, janë nisur drejt kryeqytetit të Pakistanit, Islamabad, për të zhvilluar bisedimet e paqes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump kërcënoi Iranin për pranimin e një marrëveshjeje përfundimtare, pasi në të kundërt sipas Presidentit amerikan, vendi do të përballej me sulme masive ndaj centraleve dhe urave.

Këto zhvillime vijnë në një moment kur 21 prilli po afrohet dhe armëpushimi 2 javor në Lindjen e Mesme për lejimin e zhvillimit të negociatave po përfundon. Negociatat e para mes SHBA-së dhe Iranit dështuan ndërsa Kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Baqer Ghalibaf thotë se një marrëveshje është larg, duke shprehur mosbesim ndaj amerikanëve.

“Ne duam paqe të qëndrueshme në mënyrë që lufta të mos ndodhë më kurrë”. Ai theksoi se Republika Islamike dhe Shtetet e Bashkuara kanë pikëpamje të ndryshme për disa çështje bërthamore dhe Ngushticën e Hormuzit. Ai shtoi se mbeten dallime në mendime për këto çështje, megjithëse “është bërë përparim”, por se një marrëveshje “mbetet e largët”.

Nëpërmjet një deklarate të presidentit iranian Masoud Pezeshkian, kuptohet se Irani do të vijojë të këmbëngulë në çështjen bërthamore në negociatat me SHBA-në.

“Trump thotë se Irani nuk mund të ushtrojë të drejtat e tij bërthamore, por nuk thotë pse do të ishte krim. Kush është ai që t’i mohojë të drejtat një kombi?”, ka thënë Pezeshkian.

Prej dje Ngushtica e Hormuzit u mbyll nga Irani që shtoi dhe prezencën në këtë rrugë ujore strategjike. Së fundmi Garda Revolucionare ka lëshuar një tjetër paralajmërim për goditjen e çdo anije që i afrohet Ngushticës.

Më herët, në përplasjet virtuale mes Papa Leone XIV dhe Donald Trump, është përfshirë dhe JD Vance, i cili përshëndeti deklaratën e Atit të Shenjtë, i cili tha se fjalimet e tij nuk duhen interpretuar “sikur po përpiqesha të ridebatoja Presidentin Trump, gjë që nuk është në interesin tim më të mirë”.

Zv/presidenti Vance tha se “I jam mirënjohës Papa Leone-s që e tha këtë. Ndërsa narrativa mediatike vazhdimisht nxit konfliktin – dhe po, ka pasur dhe do të ketë mosmarrëveshje të vërteta – realiteti është shpesh shumë më i ndërlikuar.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GODITJE E RËNDË PËR GJERMANINË/ “Ylli” i Bayern Munich humbet botërorin
Previous article TRAGJIKE TE UJËVARA E SOTIRËS/ Ra nga lartësia, ndërron jetë shoferi i turistëve (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT