• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E 21 JANARIT/ Xhaxhai i Aleks Nikës kërkon ndihmë nga deputetët në Kuvend: Hetimet po zvarriten, rezolutë për SPAK
Home
Aktualitet
Kronikë

MASAKRA E 21 JANARIT/ Xhaxhai i Aleks Nikës kërkon ndihmë nga deputetët në Kuvend: Hetimet po zvarriten, rezolutë për SPAK

16 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kur kanë kaluar 2 vite e gjysmë nga vendimi i Gjykatës së Strasburgut dhe 2 vite nga Gjykata e Lartë, të cilat urdhëruan zbulimin e urdhëruesve të vrasjeve shtetërore të 21 janarit 2011, në SPAK nuk ka ende një konkluzion të hetimeve.

Për Mark Nikën, xhaxhain e Aleksa Nikës, i vrarë 15 vite më parë, kjo tregon një mungesë vullneti në Prokurorinë e Posaçme për të avancuar me hetimet dhe për të gjetur përgjegjësit. Kjo e ka detyruar të moshuarin të ngjitë këtë të enjte shkallët e sallës së seancave plenare për t’i dorëzuar një kërkesë kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.Burime bënë me dije se Mark Nika i ka kërkuar Ballës ndihmën e Kuvendit për të ndikuar në SPAK për përshpejtim të hetimeve. Qoftë edhe një rezolutë e miratuar në Kuvend, si thirrje për prokurorët e posaçëm për këtë krim të rëndë shtetëror do të ndihmonte shumë në këtë drejtim, mësohet t’i ketë thënë Nika deputetit të PS.
Sipas tij, nuk po zbatohen kërkesat e Gjykatës së Strasburgut dhe të Gjykatës së Lartë që e urdhëruar zbardhjen e rolit të zinxhirit komandues të gardës, përfshi ish-kryeministrin Berisha, në këto vrasje. Kuvendi ka detyrimin të ndërhyjë mësohet të ketë thënë Mark Nika, edhe për faktin se është i vetmi institucion që mbikëqyr SPAK në zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Tre javë me parë Mark Nika pati një takim edhe me kryeprokurorin e SPAK Klodian Braho, të cilët ia tha në zyrë se çështja është duke u zvarritur dhe se ende sot pas 15 vitesh nuk janë thërritur as për tu pyetur të gjithë personat që kanë dijeni.

Procedimi penal për 21 janarin u regjistrua më 15 korrik 2024, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë dhe në zbatim të vendimit përfundimtar të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila më 14 nëntor 2023 konstatoi shkelje të rënda nga shteti shqiptar dhe kërkoi të hetojë, identifikojë e ndëshkojë zinxhirin komandues që urdhëruan vrasjen e Aleks Nikës dhe tre protestuesve të tjerë, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Që nga nisja e hetimeve, SPAK ka marrë në pyetje një sërë ish-zyrtarësh të lartë të shtetit që ishin në detyrë në kohën e ngjarjes. Para prokurorëve janë paraqitur ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese, ish-presidenti Bamir Topi, ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha, si dhe ish-presidenti Ilir Meta, i cili është marrë në pyetje me kërkesë të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENERGJIA DIELLORE NUK MJAFTON/ NASA planifikon të vendosë reaktorë bërthamorë në sipërfaqen e Hënës
Previous article "EUROPA KA EDHE 6 JAVË KARBURANT"/ Paralajmërim për anulime fluturimesh

s.autor

Postime të ngjashme

KONTROLLE "BLIC" NË BLLOK/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë Aktualitet

KONTROLLE "BLIC" NË BLLOK/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT