• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKROI ME THIKË NJË PERSON PARA 9-VITESH/ Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari (EMRI)
Home
Breaking News

MASAKROI ME THIKË NJË PERSON PARA 9-VITESH/ Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari (EMRI)

16 April, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 29-vjeçar nga Saranda i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është arrestuar në Belgjikë. Në korrik të vitit 2017 Nasi Hodo në bashkëpunim me një tjetër vrau me thikë Premtim Begën dhe plagosi rëndë Enea Myftarin gjatë një konflikti në fshatin Borsh.

Sipas hetimeve Viktima Premtim Bega ishte duke kaluar me makinë pranë një lokali, ku po qëndronin dy autorët Nasi Hodo dhe Xhonatan Muçaj. Për shkak të shpejtësisë, nga rruga e prishur është ngritur pluhur. Ky veprim në atë kohë iu duk i qëllimshëm autorëve, të cilët pasi ofenduan viktimën u konfliktuan edhe fizikisht, duke përdorur thika dhe sende të forta.
Ndërkohë Hodo është gjithashtu autor i plagosjes së një personi tjetër të identifikuar si Donald Kosta.

Ndërtime pa leje në Himarë, Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7 persona! 4 prej tyre ish-zyrtarë të IMT-së

Gjykata e Vlorës e ka dënuar Hodon me 18 vite burg për veprat penale “vrasja me dashje” në bashkëpunim, “vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “plagosja e lehtë me dashje”. Ndaj këtij dënimi i ka mbetur për të vuajtur edhe 13 vjet, 6 muaj dhe 27 ditë burgim. Pritet ekstradimi i të riut në Shqipëri.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e FAST Albania, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë siguruar informacion se një shtetas i dënuar për krime kundër personit fshihej në Belgjikë.
Informacioni është shkëmbyer në kohë reale me partnerët belgë, nëpërmjet rrjetit ENFAST dhe, si rezultat, në kuadër të operacionit të koduar “Ndërveprimi”, u mundësua lokalizimi, kapja në Belgjikë dhe arrestimi me qëllim ekstradimin e shtetasit:
Nasi Hodo, 29 vjeç, i lindur në Sarandë.
29-vjeçari kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2019, Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Në muajin korrik 2017, shtetasi Nasi Hodo, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka vrarë me mjet prerës (thikë) shtetasin P. B., si dhe ka plagosur rëndë shtetasin E. M., gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Borsh, Sarandë.
Gjithashtu, 29-vjeçari është autor i plagosjes së shtetasit D. K.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve belgë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit Nasi Hodo në Shqipëri, me qëllim kryerjen e pjesës së mbetur të dënimit, 13 vjet, 6 muaj dhe 27 ditë burgim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUVEND/ Opozita interpelancë me Ramën, Koçiun, Nufin dhe Kumbaron, nis seanca plenare. Çfarë përmban rendi i ditës
Previous article DROGUAN DHE LANE 19-VJEÇAREN TË VDISTE/ “Miqtë” e saj u shtirën sikur s’e njihnin viktimën. Detaji që nxori zbuluar autorët

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT