• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HITA MBLEDH DREJTUEST NË TIRANË/ Fokusi te lufta kundër drogës, krimit dhe paligjshmërisë
Home
Aktualitet
Kronikë

HITA MBLEDH DREJTUEST NË TIRANË/ Fokusi te lufta kundër drogës, krimit dhe paligjshmërisë

7 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, zhvilloi një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, shefat e komisariateve dhe të sektorëve në varësi të DVP-së.

Qëllimi i takimit ishte marrja e masave për rritjen e parametrave të rendit dhe sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve.

Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi më shumë angazhim, përkushtim dhe profesionalizëm për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimit, të shitjes së lëndëve narkotike, kultivimit të kanabisit si në terrene të hapura ashtu edhe në ambiente të mbyllura, të armëmbajtjes pa leje, të krimeve ekonomike, të lojërave të fatit dhe call center-ave të paligjshëm, të trafiqeve, si dhe të krimeve mjedisore, kryesisht për lirimin e hapësirave publike, ndërtimet pa leje dhe ndotjen e mjedisit.

Rendi dhe siguria në tërësi, e në veçanti siguria në shkolla, siguria kibernetike dhe ajo rrugore, ishin disa nga porositë e tjera që Drejtori i Përgjithshëm dha gjatë takimit, duke kërkuar rritje të prezencës policore dhe të kapaciteteve profesionale, me qëllim parandalimin dhe rritjen e mëtejshme të parametrave të sigurisë në kryeqytet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASA "DETYRIM PARAQITJE"/ Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK: Kur të dalin politikanët nga Prokuroria...
Previous article MBLIDHET GRUPI PARLAMENTAR I PS/ Zbardhen detaje, në fokus të bisedimeve punimet e Kuvendit dhe takimet me qytetarët

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person...

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua Aktualitet

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT