• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
THE SUN PUBLIKON STATISTIKAT: Çdo ditë burgosen mesatarisht 5 shqiptarë në Britani!
Home
Aktualitet
Kronikë

THE SUN PUBLIKON STATISTIKAT: Çdo ditë burgosen mesatarisht 5 shqiptarë në Britani!

5 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Sipas një raportimi të fundit të The Sun on Sunday, bazuar në statistikat më të reja të Ministrise britanike te Drejtësisë, rezulton se mesatarisht rreth pesë shtetas shqiptarë përfundojnë çdo ditë në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë një periudhe njëvjeçare deri në shtatorin e kaluar, rreth 1,865 shqiptarë janë dënuar me burg, duke bërë që ata të përfaqësojnë grupin më të madh të të huajve të burgosur, me afro 9% të një popullsie totale prej mbi 75 mijë të burgosurish.

Sipas analizës së medias britanike, vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, 58 shtetas shqiptarë kanë marrë dënime mbi një vit, për vepra penale që përfshijnë trafikun e lëndëve narkotike dhe kontrabandën e emigrantëve. Legjislacioni britanik parashikon që çdo i huaj i dënuar me të paktën 12 muaj burg të përballet automatikisht me deportim pas përfundimit të dënimit. Ndërkohë, qeveria aktuale laburiste po shqyrton ndryshime që do të mundësojnë dëbimin e disa të dënuarve pasi të kenë kryer vetëm një të tretën e dënimit, në vend të gjysmës siç zbatohet sot.

Paralelisht, marrëveshja dypalëshe mes Britanisë dhe Shqipërisë për transferimin e të burgosurve parashikon që shtetasit shqiptarë të dënuar me mbi katër vite burg të rikthehen në Shqipëri për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Një përfaqësues i Ministrisë britanike të Drejtësisë bëri të ditur se që nga korriku i vitit 2024 janë dëbuar mbi 8,700 shtetas të huaj të përfshirë në shkelje ligjore, duke shënuar një rritje prej 32% krahasuar me periudhën e mëparshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRSHKALLËZIMI I KONFLIKTIT TË LINDJEN E MESME/ Irani dhe Omani zhvillojnë bisedime për Ngushticën e Hormuzit
Previous article VIDEOLAJM/ Zjarr pranë pallatit në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

s.autor

Postime të ngjashme

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli Aktualitet

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT