• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË IRAN/ Pasoja shkatërruese për mjedisin dhe klimën
Home
Nderkombetare

LUFTA NË IRAN/ Pasoja shkatërruese për mjedisin dhe klimën

5 April, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Pasojat ekologjike të konfliktit në Iran ende nuk janë përcaktuar plotësisht, por konsiderohen shkatërruese për mjedisin, se përmes sulmeve ndaj infrastrukturës së naftës çlirohen substanca shumë toksike.

 

Gjatë sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit janë goditur dhjetëra objekte nafte. Nga ana tjetër, Irani ka vënë në shënjestër instalimet për nxjerrjen dhe përpunimin e naftës në disa shtete të Gjirit Persik. OKB-ja ka paralajmëruar se lufta aktuale në Iran po shkakton pasoja të rënda edhe për mjedisin dhe klimën, sepse përmes sulmeve ndaj infrastrukturës së naftës çlirohen substanca shumë toksike.

Edhe pse dëmet e shkaktuara prej luftimeve ende nuk mund të përcaktohen me shifra konkrete, sipas një analize të think tank-ut britanik Conflict and Environment Observatory konflikti paraqet një “rrezik të madh për dëme akute dhe afatgjata”. Sepse konsiderohet e sigurt se sulmet ndaj impianteve të naftës dhe të gazit, si dhe ndaj rafinerive, po e rëndojnë ndjeshëm rajonin.

Dëme për ekosistemet
Në tokë kanë depërtuar lëndë djegëse fosile, metale të rënda dhe substanca per- dhe polifluoroalkile që janë shumë rezistente ndaj ujit dhe nxehtësisë, ndërsa zjarret kanë çliruar ndotës si dioksinat dhe furanet.

 

Po ashtu mjedisi ndotet edhe prej gazrave që shkaktohen nga përdorimi i armëve apo nga zjarret në terminalet e naftës. Gjithashtu janë regjistruar edhe emetime të mëdha gazrash që shkatojnë efektin serrë, dëme ndaj sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm dhe përkeqësim i krizës së ujit në Iran.

Sipas ekspertëve zjarret ndaj cisternave të naftës në rajon përbëjnë rrezik në rritje edhe për peshqit dhe gjallesat detare. Megjithatë mungojnë ende shumë të dhëna, ndaj një vlerësim i plotë i rreziqeve të mundshme për ekosistemet, tokën, ujin, ajrin dhe ushqimin nuk është ende i mundur.

Si pasoja të tërthorta konsiderohen edhe përdorimi i shtuar i qymyrit në vend të gazit në vendet që importojnë gaz, si dhe në të ardhmen nga emetimet e larta të CO₂ për rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar nga lufta./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTUAN DHE FSHEHËN TRUPIN E RIDVAN LAMAJ/ Kush është Adrian Ogiçi i arrestuar në Spanjë, si e nxori viktimën në pritë dhe roli i bashkëshortes
Previous article "PËRPIQEN TË NA MBULOJNË ME ZIFTIN DHE..."/ Rama “shpërthen” ndaj opozitës: Bllokim negociatash? Gënjeshtër e madhe

s.autor

Postime të ngjashme

REGJIMI IRANIAN NUK GJEN QETËSI/ Ekzekuton dy protestues të rinj Botë

REGJIMI IRANIAN NUK GJEN QETËSI/ Ekzekuton dy protestues të rinj

ZJARRET/ Evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje Botë

ZJARRET/ Evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane Botë

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT