• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJIDHET PAS 51-VITESH MISTERI NË SHBA/ Adoleshentja e zhdukur në natën e Halloween-it ishte viktimë e vrasësit të njohur serial, Ted Bundy
Home
Jetë

ZGJIDHET PAS 51-VITESH MISTERI NË SHBA/ Adoleshentja e zhdukur në natën e Halloween-it ishte viktimë e vrasësit të njohur serial, Ted Bundy

2 April, 2026 s.autor Jetë

Autoritetet në shtetin e Utah në SHBA kanë mbyllur zyrtarisht një çështje të pazbardhur prej 51 vitesh, pasi teknologjia moderne e ADN-së konfirmoi se një adoleshente e vrarë ishte viktimë e vrasësit serial Ted Bundy.

17-vjeçarja Laura Ann Aime u zhduk në natën e Halloween-it në vitin 1974, pasi ishte larguar nga një festë. Trupi i saj u gjet rreth një muaj më vonë nga disa alpinistë në zonën malore të American Fork Canyon.

Zyra e Sherifit të Qarkut Utah njoftoi se analizat e reja të ADN-së “konfirmuan në mënyrë të pakundërshtueshme” praninë e ADN-së së Bundy-t në trupin e viktimës.

Edhe pse Bundy kishte pranuar më herët vrasjen e vajzës përpara ekzekutimit të tij në vitin 1989, ai nuk kishte dhënë asnjë detaj mbi mënyrën e krimit. Për këtë arsye, hetuesit vendosën ta mbanin çështjen të hapur derisa të siguronin prova të pakundërshtueshme, shkruan BBC.

“Ky rast tani është zyrtarisht i mbyllur”, deklaroi Sherifi i Qarkut Utah, Mike Smith, gjatë një konference për shtyp. Ai shtoi se, nëse Bundy do të ishte ende gjallë, prokurorët do të kërkonin dënimin me vdekje ndaj tij.

Ted Bundy konsiderohet një nga vrasësit serial më famëkeq në historinë e SHBA-së, duke vrarë të paktën 30 gra midis viteve 1974 dhe 1978, ndërsa dyshohet për shumë viktima të tjera. Ai vepronte duke fituar besimin e grave në vende publike, shpesh duke u shtirur si i lënduar, për t’i tërhequr më pas në zona të izoluara ku kryente krimet.

Në kohën e vrasjes së Laura Aime, Bundy jetonte në Salt Lake City dhe studionte drejtësi në Universitetin e Utah. Ai u arrestua fillimisht në vitin 1975 për rrëmbim, por arriti të arratisej dy herë nga burgu në vitin 1977, përpara se të kapej përfundimisht në vitin 1978.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT PËR KORRUPSION AKTIV NË ZGJEDHJE/ Vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE
Previous article "GRUAJA E KEQTRAJTON"/ Macron reagon pas deklaratave të Trump: Nuk ishte elegante prej tij

s.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT