• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZAT PËR KORRUPSION AKTIV NË ZGJEDHJE/ Vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE
Home
Aktualitet
Kronikë

AKUZAT PËR KORRUPSION AKTIV NË ZGJEDHJE/ Vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

2 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e radhës ndaj kryetarit të Bashkisë Vau Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar nga SPAK për korrupsion aktiv në zgjedhje. Ashtu si në seancën e kaluar, Prokuroria e Posaçme vijoi me pyetjen e dëshmitarëve të thirrur në proces.

Në gjykatë u paraqit dëshmitari Dod Martini, banor i fshatit Stajke, deklaroi se zona ka qenë pa energji elektrike për 20 vite dhe se investimi për rikthimin e dritave është bërë kohët e fundit. Ai theksoi se nuk ka pasur biseda për vota apo mbështetje politike me Shkrelin.

Edhe dëshmitari, Frrok Marku, punonjës i OSHEE, sqaroi se remonti në Stajke është kryer me bazë materiale të ardhura nga OSHEE dhe se investimi nuk ka lidhje me Bashkinë. Ai mohoi çdo kontakt politik me Shkrelin.
Antonio Bashaj, elektricist në Vau Dejës, pohoi se punimet janë kryer me urdhër të eprorëve të OSHEE dhe jo të kryebashkiakut.

Izmir Muçaku, elektricist në OSHEE, konfirmoi se ka punuar dy ditë në vendosjen e shtyllave dhe telave të rinj, duke përdorur mjetet e OSHEE.

Seanca e radhës është caktuar më 27 prill, ora 13:00, ku pritet të dëshmojnë edhe katër dëshmitarë të tjerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITËSE NË FRANCË/ Eurodeputetja përfundon në pranga, shkak bëhet postimi në rrjetet sociale për…
Previous article ZGJIDHET PAS 51-VITESH MISTERI NË SHBA/ Adoleshentja e zhdukur në natën e Halloween-it ishte viktimë e vrasësit të njohur serial, Ted Bundy

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT