Adriatik Kupi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Vendimi është marrë mesditën e sotme gjatë mbledhjes së Qeverisë. Emërimi i Kupit është bërë me propozim të ministrit të Drejtësisë.
Kupi ka mbajtur detyrën e administratorit të Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë.
Adriatik Kupi ka qenë edhe drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH).


