• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Çfarë i shkroi Aurora ChatGPT-së për ish të dashurin?
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Çfarë i shkroi Aurora ChatGPT-së për ish të dashurin?

31 March, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja dhe rrëqethëse kanë dalë në dritë nga vdekja tragjike e Aurora Tilës, 13-vjeçares shqiptare që humbi jetën më 25 tetor 2024 në Piacenza, Itali. Ajo që fillimisht u tentua të shitej si një vetëvrasje, rezultoi të ishte një vrasje mizore e planifikuar nga i dashuri i saj 15-vjeçar, i cili nuk pranonte fundin e lidhjes.

Aurora, e vetëdijshme se ishte kapur në rrjetën e një marrëdhënieje mbytëse, i ishte drejtuar ChatGPT-së me pyetje që sot tingëllojnë si një klithmë për ndihmë: “A mendon se duhet ta lë?”, “Kur e lë, ai çmendet, si mund ta dalloj dashurinë e vërtetë nga një dashuri toksike?”.

Në një intervistë për emisionin “Në Radio” me Andri Xhahun, avokatja në Itali, Anila Halili, ka zbardhur prapaskenat e procesit gjyqësor dhe provat që fundosën autorin.

Pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes se Aurora ishte vetëflijuar, Gjykata e të Miturve në Bolonja ka dhënë verdiktin e saj. ​“Është një dramë, një lajm shokues. Vajza është hedhur nga kati i shtatë i shtëpisë ku ka rënë në një tarracë të katit të katërt”, shpjegon avokatja Halili. “Mbrojtja e djalit ka pretenduar se Aurora është vetëvrarë, por nuk ka asnjë lloj dyshimi nga Gjykata që e ka dënuar atë me 17 vite burg me procedurë të shkurtuar. Autori ka deklaruar se vajza është hedhur vullnetarisht nga ballkoni dhe ai nuk ka pasur asnjë mundësi për ta shpëtuar, madje nuk ka pasur faj në këtë akt final”.

​​Sipas hetimeve, 15-vjeçari e kishte planifikuar gjithçka. Ai ishte paraqitur në takim me një kaçavidë në xhep dhe me vendosmërinë për t’i dhënë fund jetës së vajzës nëse ajo nuk kthehej me të. ​“Aurora ka qenë e përndjekur nga 15-vjeçari. Ka pasur posesivitet dhe xhelozi të madhe. Kanë pasur një lidhje e cila ka përfunduar. Djali i ka kërkuar një takim të fundit mëngjesin e të premtes së 25 tetorit 2024 duke i thënë: ‘më pas nuk do të të shqetësoj më’. Sipas deklaratave të djalit nga qelia, ai kishte idenë se ajo ose do të ishte e tij, ose e askujt tjetër”, thotë Halili.

​Më tronditës është fakti i rezistencës së Aurorës në momentet e fundit. ​“Është verifikuar se vajza është mbajtur në kangjellat e ballkonit për t’i shpëtuar rënies, dhe djali e ka goditur me gjunjë te duart. Autopsia konfirmoi dëmtimet në duart e saj”, shpjegoi avokatja.

​​Duket se kërkimet në platformat e IA-së shërbyen si dëshmi e gjendjes psikologjike të viktimës dhe presionit që ajo ndiente. ​“Viktima kishte kërkuar në ChatGPT se si mund të lirohej nga i dashuri, si të largohej nga një lidhje toksike. Këto kërkime dëshmojnë që ajo ishte vërtet viktimë e përndjekjes”, shton avokatja.

​Edhe pse Prokuroria kërkoi mbi 20 vite burg, dënimi u ul në 17 vite për shkak të moshës së autorit dhe procedurës së shkurtuar gjyqësore. Megjithatë, për avokaten Halili, kjo ngjarje duhet të shërbejë si alarm për shoqërinë dhe edukimin e të rinjve. ​“Ky është një problem që nuk duhet nënvlerësuar. Madje unë dhe disa avokatë të rinj në Dhomën e Avokatisë në Kremona, bëjmë simulime të seancave gjyqësore nëpër gjimnaze për të shpjeguar pasojat. Të rinjtë duhet të kenë informim efektiv, të kuptojnë të drejtat e tyre, të largohen nga personat toksikë dhe mbi të gjitha të denoncojnë”, deklaroi avokatja.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HETIMET PËR SKANDALIN E AKSHI-t/ SPAK ushtron kontrolle edhe në një vilë në Qerret dhe dy banesa të tjera! Dyshohet se janë pasuri të fshehura të Mirlinda Karçanajt
Previous article "KAM QENË GJITHMONË KUNDËR..."/ Tabaku: Të hapet gara në PD, nuk i bën keq askujt

s.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT