• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HETIMET PËR SKANDALIN E AKSHI-t/ SPAK ushtron kontrolle edhe në një vilë në Qerret dhe dy banesa të tjera! Dyshohet se janë pasuri të fshehura të Mirlinda Karçanajt
Home
Breaking News

HETIMET PËR SKANDALIN E AKSHI-t/ SPAK ushtron kontrolle edhe në një vilë në Qerret dhe dy banesa të tjera! Dyshohet se janë pasuri të fshehura të Mirlinda Karçanajt

31 March, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  (SPAK) ka vijuar kontrollet në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t, ku të pandehurit akuzohen se kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal, me pengmarrje dhe paracaktim të tenderave publikë.

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar një vilë në Qerret të Kavajës dhe dy banesa të tjera që dyshohet se janë pasuri të fshehura të ish drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

 Edi Rama ka mbrojtur publikisht më herët Karçanajn duke deklaruar se jeton në një banesë me qira, por SPAK thekson se në fakt ajo zotëron pasuri që janë përftuar nga aktiviteti kriminal.

Po ashtu, nga hetimet e SPAK është zbuluar një apartament që dyshohet se është pasuri e fshehur e ish zëvendës drejtoreshës së AKSHI-t, Hava Delibashi, e akuzuar gjithashtu nga Prokuroria e Posaçme, dhe e cila u la pak ditë më parë nga Gjykata e Posaçme në detyrim paraqitje duke i ndryshuar arresti në shtëpi për shkak se është shtatzënë.

Kontrollet vijnë një ditë pas atyre të kryera në dy vila në Palasë të dy biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Gazetarja Klodiana Lala raportoi më herët se vila e Beqirit, në të cilën u nënshtrua kontroll, është e regjistruar në pronësi të prindërve të Mirlinda Karçanajt, dhe prindërit e kësaj të fundit ia kishin dhënë me qira biznesmenit.

Krahas hetimit për AKSHI-n, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka nisur ndaj këtyre personave edhe hetimi pasuror. Ajo theksoi se kontrollet kanë vijuar për rreth 8 orë dhe se nga aty janë marrë pajisje dhe të dhëna me interes për hetimin.

Kujtojmë se Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri janë në kërkim nga SPAK, ndërsa akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kishte për qëllim përvetësimin e tenderave të agjencisë.  Ish drejtuesja Mirlinda Karçanaj është lënë në arrest shtëpie, ndërsa Hava Delivashit iu ndryshua kjo masë duke e lënë në “detyrim paraqitje”.

I përfshirë në skemë dyshohet edhe Erion Ismaili, zv.drejtor për hetimin e Krimit në Policinë e Tiranës, ndaj të cilit gjykata ka vendosur “pezullim nga detyra” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”.

Po ashtu të akuzuar janë dhe Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta, tre biznesmenë ndaj të cilëve është vendosur masë sigurimi “ndalim për të dalë jashtë vendit”. Të tre këta persona akuzohen se morën pjesë në skemën e manipulimit të tenderave duke lëshuar fatura fiktive apo marrë pjesë fiktivisht në garat e zhvilluara.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO MBJELLIM ATË QË DO KORRIM NË ZGJEDHJE"/ Rama: Jemi fitues në vendoret e ardhshme, ja arsyeja
Previous article VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Çfarë i shkroi Aurora ChatGPT-së për ish të dashurin?

s.autor

Postime të ngjashme

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit Aktualitet

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT