• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARSENALI IRANIAN I PAPREKUR? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…
Home
Nderkombetare

ARSENALI IRANIAN I PAPREKUR? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

29 March, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Një analizë e publikuar nga Corriere della Sera trajton përdorimin e vazhdueshëm të raketave nga Irani dhe pasojat e tij strategjike për rajonin dhe SHBA-Izrael. Shpjegohet se si Gardistët Revolucionarë iranianë kanë ulur frekuencën e sulmeve, por vazhdojnë të godasin objektiva me vlerë, duke përdorur baza të thella dhe sisteme të shpërndara për të mbrojtur arsenalet e tyre.

Lufta me raketat dhe kureshtja për “stokun” e tyre vazhdon.

Irani po i përdor raketat, por nuk ka siguri se sa ka ende në dispozicion. E njëjta dilemë ekziston edhe për dy shtetet aleate Izrael-SHBA, ku ka versione të ndryshme mbi kapacitetet reale.

Lajmet nga fronti tregojnë se Gardistët Revolucionarë iranianë kanë ulur frekuencën e lançimeve të dronëve apo raketave krahasuar me fazën e parë të konfliktit: afro 12 raketa në ditë, sipas ekspertëve.

Mjafton kjo për të shkaktuar dëme dhe për të dhënë përshtypjen se janë gjithmonë “aktivë”. Objektivat janë strategjikë, me vlerë në Izrael dhe vendet e Gjirit. Për shembull, të premten, 27 mars, ata goditën një avion-radar të vlefshëm dhe disa avionë-transportues amerikanë në bazën Prince Sultan në Arabinë Saudite, duke lënë rreth 15 të plagosur.

Iranianët përdorin terrenin në favor të tyre, duke lëshuar raketat nga pozicione të thella brenda vendit, pasi shumë baza në veri-perëndim dhe përgjatë bregdetit janë goditur nga bombardimet.

Gardistët përdorin një rrjet bunkerësh, nga ku dalin lansuesit për të qëlluar. Kjo metodë i ekspozon ata ndaj sulmeve, pasi kërkon përgatitje në mbrojtje, lëvizje jashtë dhe pastaj sulm! Kohëzgjatja është më e madhe për raketat me karburant të lëngshëm. Amerikanët dhe izraelitët i ndjekin këto ekipe përmes satelitëve dhe dronëve të armatosur, një monitorim i vazhdueshëm mbi një zonë shumë të madhe.

Forcat izraelite thonë se kanë shkatërruar 330 lansues nga 470 që supozohet të jenë në përdorim, por iranianët mund të kenë prodhuar të rinj duke transformuar mjete civile, një praktikë që përdorin edhe koreanët e veriut. Pentagoni deklaroi se ka neutralizuar një të tretën e arsenalit raketor iranian, ndërsa mbi pjesën tjetër ka paqartësi.

Sulmet intensive janë kryer edhe ndaj fabrikave të armatimit dhe “qyteteve të raketave”, struktura të mëdha nëntokësore për të mbrojtur pajisjet. Për të vështirësuar aktivitetin e raketave, avionët amerikanë kanë vendosur edhe mina antitank rreth një bunkeri të madh pranë Shirazit, me shpresën për të shkatërruar disa lansues.

Teknikët nënvizojnë disa pika:

– Nuk ka të dhëna të sakta për numrin e raketave. Janë përmendur 2 500 raketa me rreze të gjatë, por kjo mund të jetë e gabuar. Për të mbajtur presion mbi Kuvajtin ose Emiratet mjaftojnë raketa me rreze më të shkurtër.

– Kapaciteti dhe eksperienca e Gardistëve Revolucionarë është nënvlerësuar. Taktika e shpërndarjes së sistemeve ishte e njohur që më parë.

– Efekti i sulmeve mbi galeritë nën tokë është mbivlerësuar: bombat kanë bllokuar hyrjet, krijuar rrënoja, por nuk do të thotë se impiantet janë jashtë funksionit. Një shembull është baza Imam Hussein në Yazd, objekt i disa sulmeve, që tregon se sulmet nuk kanë qenë të mjaftueshme.

– Duhet kohë për të vlerësuar pasojat reale mbi sistemin raketor iranian, përfshirë industrinë që mbështet effortin luftarak.


Deri tani Teherani nuk ka përdorur raketat më moderne, si Qassem Basir me kokë 500 kg, të manovrueshme dhe rezistente ndaj ndërhyrjeve elektronike. Mund të jenë rezervuar për sulme të zgjedhura ose të ketë stok të pamjaftueshëm. Për të ruajtur përgjigje të nivelit të lartë, Gardistët Revolucionarë përdorin dronë-kamikazë të familjes Shahed, me mbështetje të rusëve sipas inteligjencës.

Edhe aleatët shqetësohen për sasinë e municioneve.

Sipas Washington Post, SHBA-të kanë përdorur rreth 850 raketa Tomahawk me kosto 3.6 milionë dollarë secila dhe që duan plot 2 vite për t’u prodhuar. Rezerva ishte midis 3 mijë dhe 4 500 raketash.

Konsumi i madh shqetëson strategët në rast të krizave të reja, po ashtu edhe mungesa e interceptuesve raketorë për SHBA-të, Izraelin dhe aleatët e Gjirit. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë ka mohuar probleme me municionet.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "INVESTIME STRATEGJIKE DHE ÇMIME..."/ Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?
Previous article LIRIMI I HAPËSIRAVE PUBLIKE/ Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

s.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT