• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KJO NUK ËSHTË LUFTA JONË”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz
Home
Nderkombetare

“KJO NUK ËSHTË LUFTA JONË”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

28 March, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Donald Trump kritikoi përsëri aleatët e NATO-s për mosdhënien e ndihmës në Ngushticën e Hormuzit, si edhe kancelarin gjerman. Merz po ashtu ushtron kritika ndaj Trumpit për mosuljen e tensioneve.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kritikuar kancelarin gjerman Friedrich Merz (CDU) për mungesën e ndihmës në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit.  Në një konferencë në Miami të Floridës, republikani fillimisht sulmoi aleatët e NATO-s, Francën dhe Britaninë e Madhe, dhe më pas e ktheu vëmendjen tek Gjermania: “Kancelari gjerman – të gjithë këta janë miqtë e mi – Friedrich. Kancelari gjerman tha: ‘Kjo nuk është lufta jonë’”. Trump shtoi se, atëherë, as lufta në Ukrainë nuk është lufta e SHBA-së.

Një ditë më parë, Trump e kishte kritikuar po ashtu Gjermaninë, duke u shprehur, se e konsideron “të papërshtatshme” që pala gjermane kishte deklaruar: “Kjo nuk është lufta jonë”. Megjithëse, Trump nuk përmendi askënd konkretisht, duket se ia atribuoi deklaratën Kancelarit të Gjermanisë. Por fraza fillimisht erdhi nga Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD). Merz vetëm bëri së fundmi një deklaratë të ngjashme gjatë një vizite në Norvegji: “Gjermania nuk është pjesë e kësaj lufte dhe ne nuk duam të jemi”.

Edhe Kancelari gjerman kritikon Donald Trump

Por edh Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar mënyrën se si Presidenti i SHBA-së Donald Trump po e trajton luftën e Iranit.  “Ajo që Trump po bën tani nuk është deeskalim dhe një përpjekje për të arritur një zgjidhje paqësore, por më tepër një përshkallëzim masiv me një rezultat të pasigurt”, tha Merz në “Kongresin F.A.Z” të premten. “Këto janë përshkallëzime që tani janë kërcënuese. Jo vetëm për ata që preken drejtpërdrejt, por për të gjithë ne.”

Kancelari Friedrich Merz (CDU) ka pak shpresa për një përfundim të shpejtë të luftës në Iran. “Kam dyshime serioze nëse ekziston një strategji”, tha ai, duke iu referuar operacionit ushtarak SHBA-Izrael. Megjithatë, nëse arrihet një armëpushim, Merz u ka ofruar Shteteve të Bashkuara ndihmë – për shembull, sigurimin ushtarak në Ngushticën e Hormuzit së bashku me vendet e tjera./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERRET VENDIMI/ Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës
Previous article E RËNDË/ Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT