• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REFERENDUMI PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE NË ITALI/ Reagon Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve shqiptarë: Edhe në vendin tonë…
Home
Botë

REFERENDUMI PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE NË ITALI/ Reagon Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve shqiptarë: Edhe në vendin tonë…

25 March, 2026 s.autor Aktualitet, Botë, Kronikë

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqata e Prokurorëve në një deklaratë publike, kanë vlerësuar referendumin për ndryshimet kushtetuese në sistemin e drejtësisë në Itali, i cili u rrëzua.

Sipas tyre procesi referendar në Itali dëshmoi se pavarësia e sistemit të drejtësisë në tërësi “mbetet gur themeli i çdo sistemi demokratik funksional”. Shoqata shprehet se marrë shkas nga ky rast, mbeten të vendosura dhe të angazhuara maksimalisht për ta realizuar këtë mision themelor të garantimit të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve, duke marrë përvojat më të mira nga shoqatat homologe të vendeve fqinje.

dhe urimet e rastit për Shoqatën Kombëtare të Magjistratëve të Republikës së Italisë, e cila, përmes rolit të saj aktiv dhe angazhimit profesional, kontribuoi në nxitjen e një debati të hapur, për mbrojtjen e parimeve dhe vlerave kushtetuese. Rezultati i këtij referendumi tregoi një mbështetje të qartë për pushtetin garantist të shtetit të së drejtës, i cili sigurohet vetëm nga një sistem drejtësie që zotëron hapësirën e nevojshme për të funksionuar në mënyrë efiçente dhe të pavarur.

Magjistratura italiane ka treguar gjithnjë pjekuri në përballjet dhe sfidat e saj, jo pak të vështira. Ajo, ndoshta më shumë se çdo sistem tjetër i Evropës, e ka merituar pavarësinë që gëzon sot, mbi të gjitha, për martirët që i ka dhuruar kauzës së vendosjes së drejtësisë dhe triumfit të ligjshmërisë. Angazhimi i Shoqatës Kombëtare të Magjistratëve të Republikës së Italisë dëshmoi se një sistem drejtësie i ndërgjegjshëm për misionin e tij merr pjesë në mënyrë aktive dhe të përgjegjshme në jetën demokratike, duke mbrojtur vlerat mbi të cilat ndërtohet drejtësia.

Një angazhim i tillë forcon njëkohësisht lidhjen ndërmjet sistemit të drejtësisë dhe qytetarëve, duke garantuar llogaridhënien dhe ndërtimin e besimit të publikut tek institucionet e drejtësisë. Edhe në vendin tonë, është detyre e organeve të sistemit të drejtësisë dhe e çdo magjistrati në veçanti për të rritur besimin e qytetarëve, sikurse edhe përgjegjësia e qytetarëve për t’i ofruar besimin e duhur institucioneve të dhënies së drejtësisë, të cilat ekzistojnë për t’i shërbyer atyre, duke mbrojtur të drejtat dhe liritë kushtetuese nga çdo ekses prej pushteteve të tjera. Sistemi i drejtësisë, me gjithë problematikat që mund të ngrihen në drejtim të tij, përbën oksigjenin e lirive themelore të qytetarëve. Procesi referendar në Itali dëshmoi edhe një herë se pavarësia e sistemit të drejtësisë në tërësi mbetet gur themeli i çdo sistemi demokratik funksional.

Në këtë kontekst, shoqatat tona mbeten të vendosura dhe të angazhuara maksimalisht për ta realizuar këtë mision themelor të garantimit të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve, duke marrë përvojat më të mira nga shoqatat homologe të vendeve fqinje”, thuhet në deklaratë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LODHJA PRANVERORE/ Pse trupi juaj nuk ndjen energji edhe pse dita është më e gjatë?
Previous article NJOFTON NDËRPRERJEN ME GAZ PËR FURNIZIMIN E UKRAINËS/ Orban: Do mbrojmë sigurinë energjetike të Hungarisë

s.autor

Postime të ngjashme

KONTROLLE "BLIC" NË BLLOK/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë Aktualitet

KONTROLLE "BLIC" NË BLLOK/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT