• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TESTE PËR VESHIN E BRENDSHËM/ Në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën
Home
Shëndet

TESTE PËR VESHIN E BRENDSHËM/ Në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

21 March, 2026 s.autor Shëndet

Problemet me veshin e brendshëm, të cilat shpesh shfaqen me marramendje si një nga shenjat e para, janë mjaft të përhapura në popullatë.

Megjithatë, sipas mjekëve specialistë, jo çdo problem me ekuilibrin ka si shkak kryesor veshin e brendshëm.

“Veshi i brendshëm është një nga receptorët e ekuilibrit, pra njerëzit që kanë probleme me ekuilibrin jo detyrimisht kanë probleme me veshin e brendshëm dhe kjo është e rëndësishme sepse ne shikojmë një numër të lartë njerëzish me marrje mendsh, jo të gjithë kanë probleme orl, mund të jenë probleme me sytë, neurologjike, problemet e trurit etj”, tha Brikena Qirjazi, shefe e ORL në QSUT.
Ndërsa më parë vlerësimi i këtyre pacientëve bëhej kryesisht në mënyrë klinike dhe përmes ekzaminimeve imazherike, tashmë në QSUT ka nisur funksionimi i kabinetit vestibular, ku do të kryhen një sërë testimesh për të përcaktuar diagnozën e saktë.

“QSUT për disa dekada i ka munguar ky vlerësim, pra vlerësimi i pacientëve bëhej thjeshtë me anën klinike dhe me vlerësimet imazherike. Ne tashmë nëpërmjet këtij kabineti në të cilin bëhet më shumë se një test, bëhen 5-6 teste, arrimë që të evidentojmë me detaje nëse problemi është apo jo i veshit të brendshëm dhe nëse është i veshit të brendshëm, cili pjesë e ka problemin dhe kjo pastaj do të udhëheqi trajtimin, rehabilitimin e pacientit dhe moshallakatjen e tij”, shtoi Qirjazi.

Për më shumë, shefja e shërbimit ORL, Brikena Qirjazi shpjegon në një intervistë për Vizion Plus se cilat janë këto teste, si kryhen dhe çfarë trajtimi duhet të ndjekë pacienti pas testimit.

“Në këtë kabinet kryhen disa lloje testimesh, testimi më i vjetër që ka qenë bërë dhe më parë në QSUT është prova kalorike që bëhet duke ngacmuar veshin me ujë të ngrohët dhe ujë të ftohtë, karrigia rrotulluese është një lloj testimi tjetër, vhiti është prapë një testim që kontrollon kanalet që janë në veshin e brendshëm, pastaj janë dhe një tufë të tjerash ekzaminimesh që kontrollojnë lëvizjet e syrit. Është një ekzaminim shumë i gjatë mund të zgjasi rreth një orë. Është një ekzaminim që ndonjëherë i shkakton të përziera dhe të vjella pacientit. Pas diagnostikimit ka disa trajtime të cilat sigurisht varen nga shkaku. Në fakt në disa raste do të kishte sens të bëhej dhe trajtimi vestibular i cili në shqipëri nuk është shumë i specifikuar ose specializuar. Rehabilitimi vestibular bëhet nga fizioterapeutët nënkupton një grup ushtrimesh të cilat ndërttohen në mënyrë të invidualizuar në varësi të problemti që ka pacienti”, tha më tej ajo.

Sipas të dhënave nga QSUT, rreth 1/3 e urgjencave të ORL-së përbëhet nga pacientë që paraqiten me marrje mendsh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E KAM PËR NDER TA PUSHTOJ"/ Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump
Previous article DETAJE NGA VRASJA NË ITALI/ I riu mbaroi turnin dhe u takua me ish-të dashurën, partneri i saj i ri i kapi ‘mat’

s.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT