• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ORBAN BLLOKON HUAN E BE-së PËR KIEVIN/ Rusia pezullon negociatat e paqes
Home
Nderkombetare

ORBAN BLLOKON HUAN E BE-së PËR KIEVIN/ Rusia pezullon negociatat e paqes

20 March, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

BE-ja ndahet sërish për çështjen e Ukrainës. Hungaria, e mbështetur nga Sllovakia e Robert Fico-s, ka vendosur veton ndaj huasë prej 90 miliardë euro për Kievin. Çështja ka shkaktuar një përplasje të fortë brenda Këshillit Evropian.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni nuk e ka fshehur njëfarë mirëkuptimi ndaj Viktor Orban-it, i cili në prill do të përballet me zgjedhjet kombëtare.

Ndihmat për Zelensky-n shtyhen përsëri dhe gjithçka do të shtyhet të paktën për një muaj, pas zgjedhjeve në Budapest. Kryeministri hungarez e ka mbrojtur vendimin e tij, pavarësisht se në dhjetorin e kaluar ishte arritur një marrëveshje. Ai beson se pozicioni i tij është ligjërisht “i qëndrueshëm”.

Por, për presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, kjo është “e papranueshme”. Siç citon La Repubblica. Të gjithë e kanë kritikuar Orban-in për mungesë të “bashkëpunimit besnik”.

Gjithçka lidhet me fushatën elektorale dhe me riparimin e tubacionit Druzhba. Për shkak të bombardimeve ruse, infrastruktura që sjell naftën e Moskës në Hungari është ndërprerë.

Qeveria hungareze kërkon riparimin e saj para çdo marrëveshjeje. Në negociata po hyn edhe fondi Safe, i cili për momentin është i bllokuar për Budapestin.

“Jemi gati të mbështesim Ukrainën, kur të kemi sërish naftën tonë”, tha Orban.

Gjatë samitit, Meloni ka theksuar se lideri i Budapestit po shkel marrëveshjen e dhjetorit, duke pranuar megjithatë, sipas versionit të publikuar nga Politico, se kur “rrezikon të humbasësh një zgjedhje, është normale që gjërat të ndryshojnë, mund të ndodhë e njëjta gjë për secilin prej nesh”. Më pas kjo frazë u mohua nga Pallati Chigi.

Presidenti ukrainas Zelensky ka kujtuar se 90 miliardët janë jetikë. Dhe pavarësisht njoftimit të Kievit për rifillimin e negociatave me Rusinë, nga Kremlini ka ardhur pezullimi. Bisedimet e paqes mes SHBA-ve, Rusisë dhe Ukrainës, janë pezulluar për shkak të luftës me Iranin.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se i dërguari presidencial rus “Kirill Dmitriev do të vazhdojë të punojë” mbi investimet dhe bashkëpunimin ekonomik, por “bisedimet trilaterale janë në pauzë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË DO NDODHË TË SHTUNËN NË LALËZ? Rama thërret Asamblenë! Detaje nga takimi i socialistëve
Previous article PËRCAKTON TRE OBJEKTIVAT/ Netanyahu: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

s.autor

Postime të ngjashme

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike Botë

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT