• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRSHKALLËZON LUFTA/ Sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike
Home
Nderkombetare

PËRSHKALLËZON LUFTA/ Sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

20 March, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Lufta në Iran po përshkallëzohet ndjeshëm pas sulmit izraelit ndaj fushës gjigante të gazit South Pars, ndërsa Irani po kundërpërgjigjet me sulme ndaj infrastrukturës energjetike në rajon, duke rritur çmimet e naftës dhe gazit.

SHBA-të raportojnë mbi 7 mijë objektiva të goditur në Iran, ndërsa operacionet ushtarake po thellohen gjithnjë e më shumë në territorin iranian.

Paralelisht, Pentagoni ka kërkuar një buxhet shtesë prej 200 miliardë dollarësh për luftën, duke sinjalizuar një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.
Sipas raportimeve, SHBA-të po dërgojnë më shumë forca ushtarake për të mbështetur operacionet kundër Iranit.

Rreth 4 mijë marinsa pritet të dislokohen në tre anije, përfshirë Boxer Amphibious Ready Group dhe 11th Marine Expeditionary Unit, që janë nisur më herët nga Bregu Perëndimor.

Këto njësi janë të pajisura me avionë luftarakë F-35, raketa dhe mjete të afta për operacione tokësore.

Sipas raportit, ato do të lundrojnë nga rajoni Indo-Paqësor drejt Lindjes së Mesme, ndërsa Marina amerikane ka rritur gatishmërinë dhe praninë ushtarake në zonë.

Ndërkohë, zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, gjenerali Ali Mohammad Naeini, ka deklaruar se Irani vazhdon prodhimin e raketave dhe ka hedhur poshtë pretendimet e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se vendi nuk është më në gjendje të prodhojë armë të tilla.

Ai u shpreh se industria raketore iraniane ka kapacitet të lartë dhe vazhdon të funksionojë edhe në kushte lufte, duke theksuar se nuk ka probleme me prodhimin apo ruajtjen e raketave.

Gjithashtu, ai shtoi se sipas opinionit publik në Iran, lufta duhet të vazhdojë deri në “shkatërrimin e plotë të armikut” dhe të përfundojë vetëm kur “hija e luftës të largohet nga vendi”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITJA E ÇMIMIT TË KARBURANTIT/ Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Punoni nga shtëpia dhe ulni shpejtësinë në rrugë
Previous article DOSSIER/ Historia e panjohur e familjes së famshme tiranase: Kinema-Theatër ‘Nacional’ që u hap në nëntor 1926 në Tiranë, u bë dritarja e parë për shqiptarët drejt Perëndimit dhe një urë tjetër që...

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT