• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PS REFUZOI HEQJEN E IMUNITETIT TË BALLUKUT/ Berisha: Mur në mbrojtje të korrupsionit
Home
Politikë

PS REFUZOI HEQJEN E IMUNITETIT TË BALLUKUT/ Berisha: Mur në mbrojtje të korrupsionit

16 March, 2026 s.autor Politikë

Kryetari i PD Sali Berisha, u ndal në mos dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, që i hapte rrugë më pas edhe arrestimit të saj, duke e quajtur këtë vendim si një mur në mbrojtje të korrupsionit.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se është i përfshirë në afera dhe se ai nuk pranon të hetohet dhe gjykohet për vjedhjet e bëra.

“Të nderuar anëtare dhe anëtarë të kryesisë së PD, kjo mbledhje thirret në një moment jashtëzakonisht të veçantë për vendin. Në një moment në të cilin Edi Rama pas një përpjekje të jashtëzakonshme të opozitës, por e vërteta është edhe të partnerëve ndërkombëtare dhe institucioneve ndërkombëtare për zbatimin, funksionimin e shtetit ligjor, zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës, Edi Rama haptas hoqi çdo maskë, hodhi poshtë një përpjekje të madhe për të ndihmuar Shqipërinë dhe votoi në parlament murin, mburojën e korrupsionit të tij, të vjedhjeve të tij dhe përfshiu, ose nën pretekst, zëvendëskryeministren Lubi Balluku.
Ky akt i shëmtuar dhe i pashembullt ndonjëherë në historinë e Europës pas rënies së Perdes së Hekurt, është dëshmi flagrante e inkriminimit të tij direkt në mega-afera korruptive.
Është dëshmi flagrante se Edi Rama nuk ka pranon të hetohet, të gjykohet për vjedhjet e tij monstruoze.
Sot në Shqipëri, por dhe jashtë vendit, fatmirësisht nuk ka njeri që nuk e di më se Lubia është thjesht sekretarja, noterja e Edi Ramës dhe se çdo gjë, apo se në thelb të gjithçkaje qëndron vetë veprimtaria e tij kriminale.
Në këtë përplasje të fuqishme të paprecedent tremujore, viktima absolute ishte pa diskutim institucioni i akuzës, ishte prokuroria speciale dhe gjykata, për të cilat kryegjykatës dhe kryeprokuror pas votimit në parlament do jetë vetëm Edi Rama.
Me vendimin e parlamentit për të mbyllur mundësitë e hetimit pa imunitet, institucioni i akuzës apo tentativat e tij për të funksionuar mbi bazën e ligjit, jashtë kontrollit ekzekutiv, marrin një goditje fatale, asgjësuese, përfundimtare. Pra, në vend që Lubi Balluku dhe bashkëpunëtorët e saj, se në fakt nuk është ajo që ka ngrënë dardha pas shpinës së Ramës, por është Rama që ka ngrënë dardha, pra me votimin në parlament, mesazhi është shumë i qartë se ju nuk do mund të ushtroni kërkesa të ligjshme ndaj asnjë personi të lidhur me Edi Ramën, pa aprovimin paraprak nga Edi Rama.Që ju për të funksionuar, detyrimisht do të merrni aprovimin, përndryshe u presin 83 mandatet e krimit, të gatshëm për të rrëzuar çdo kërkesë të tyre.”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VELIAJ KUNDËRSHTON SPAK NË GJYKATËN KUSHTETUESE/ Mbrojtja e kryebashkiakut dorëzon prapësimet për masën e sigurisë
Previous article "S'KEMI ARSYE TË PËRFSHIHEMI NË LUFTË"/ Gjermania i thotë 'jo' Donald Trumpit për Hormuzin

s.autor

Postime të ngjashme

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT