• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VELIAJ KUNDËRSHTON SPAK NË GJYKATËN KUSHTETUESE/ Mbrojtja e kryebashkiakut dorëzon prapësimet për masën e sigurisë
Home
Aktualitet
Kronikë

VELIAJ KUNDËRSHTON SPAK NË GJYKATËN KUSHTETUESE/ Mbrojtja e kryebashkiakut dorëzon prapësimet për masën e sigurisë

16 March, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) lidhur me masën e sigurimit ndaj tij.

Në dokumentin e dorëzuar, mbrojtja ligjore e kryebashkiakut paraqet argumentet e saj juridike mbi masën e vendosur, ndërsa çështja pritet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

KERKESA

Prapësimet e prokurorisë paraqesin argumente thellësisht problematike për shtetin e së drejtës dhe funksionimin e institucioneve demokratike.

1. Në mënyrë të paprecedent, prokuroria argumenton se vetë autoriteti demokratik i një të zgjedhuri vendor përbën në vetvete rrezik për hetimin penal. Në prapësimet e saj ajo shprehet se: “Edhe pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë, vetë autoriteti i rikthyer krijon presion objektiv mbi vartësit, duke cenuar spontanitetin dhe lirinë e dëshmisë.” Sipas kësaj logjike, legjitimiteti demokratik i një të zgjedhuri nuk trajtohet si shprehje e sovranitetit të qytetarëve, por si faktor presioni procedural që duhet neutralizuar përmes paraburgimit. Një qasje e tillë përbën një sulm institucional ndaj demokracisë dhe një mandati demokratik të konfirmuar si të tillë edhe nga vetë Gjykata Kushtetuese.

2. Po aq shqetësues është argumenti tjetër i prokurorisë: se një mbrojtje aktive dhe plotësisht kushtetuese nga ana e Erion Veliajt përbën arsye për vijimin e paraburgimit të tij. Prokuroria e konsideron sulm ndaj hetimit depozitimin nga ana e Erion Veliajt dhe Bashkisë së Tiranës të një padie administrative për verifikimin e ligjshmërisë së mandatit të njërit prej prokurorëve të çështjes. Sipas saj, vetë kërkimi i këtij kontrolli gjyqësor justifikon vazhdimin e paraburgimit. Kjo do të thotë se e drejta kushtetuese për akses në gjykatë dhe për verifikimin gjyqësor të mandatit të një zyrtari publik kthehet në arsye për të mbajtur në burg personin që e ushtron këtë të drejtë. Në këtë logjikë, ushtrimi i të drejtave kushtetuese nga qytetarët do të kthehej nga një garanci mbrojtjeje në një rrethanë rënduese për lirinë personale.

3. Po aq i pabazuar është edhe pretendimi se depozitimi i kësaj padie administrative përbën përpjekje për të krijuar konflikt institucional duke përdorur Bashkinë e Tiranës. Erion Veliaj është Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i konfirmuar si i tillë edhe nga Gjykata Kushtetuese. Në këtë cilësi ai është përfaqësuesi ligjor i institucionit. Masa e sigurimit ndaj kreut të këtij institucioni ka prodhuar pasoja të drejtpërdrejta në funksionimin e Bashkisë së Tiranës, pasoja që qytetarët e kryeqytetit i konstatojnë çdo ditë. Për rrjedhojë, vetë institucioni ka interes të drejtpërdrejtë dhe legjitim aktiv për të verifikuar ligjshmërinë e mandatit të një prokurori, veprimtaria e të cilit ka prodhuar pasoja të drejtpërdrejta për Bashkinë e Tiranës duke pezulluar në mënyrë efektive nga ushtrimi i detyrës kryetarin e zgjedhur të saj.

E vërteta është e kundërta e asaj që pretendohet. Konflikti institucional është krijuar nga vetë Prokuroria e Posaçme, e cila po ndërhyn institucionalisht për të mbrojtur një prokuror, mandati i të cilit është aktualisht në verifikim para gjykatës administrative. Një institucion serioz duhet të presë vendimin e gjykatës dhe të shmangë çdo veprim që mund të interpretohet si përpjekje për të ndikuar në një proces gjyqësor në zhvillim. Vetë fakti që mandati i prokurorit Olsi Dado është në shqyrtim gjyqësor duhet të ishte një shqetësim institucional për çdo organ të sistemit të drejtësisë. Në një situatë të tillë, standardi ligjor do të kërkonte respekt për procesin gjyqësor dhe mosndërhyrje institucionale (i paditur është personi Olsi Dado, jo institucioni) deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

4. Në kundërshtimet e depozituara në Gjykatën Kushtetuese theksohet gjithashtu se paraburgimi pa afat i Erion Veliajt ka tejkaluar çdo standard proporcionaliteti dhe çdo standard të vendosur nga Komisioni i Venecias për të zgjedhurit vendorë. Paraburgimi nuk mund të zgjatet në mënyrë të pakufizuar mbi të njëjtat arsye fillestare dhe pa rrethana të reja konkrete që ta justifikojnë atë, aq më tepër kur kjo masë po rëndon mbi mirëqeverisjen e kryeqytetit dhe bëhet fjalë për një të zgjedhur vendor që vetë ligji nuk lejon të pezullohet nga detyra.

Në një shtet të së drejtës, paraburgimi nuk mund të përdoret si instrument për të neutralizuar autoritetin demokratik të një të zgjedhuri, për të ndëshkuar ushtrimin e të drejtave kushtetuese të mbrojtjes apo për të shfuqizuar në praktikë të drejtën qytetare të vetëqeverisjes.

Për këtë arsye, Gjykatës Kushtetuese i është kërkuar të vlerësojë nëse në këtë rast kemi të bëjmë thjesht me një masë sigurimi, apo me krijimin e një precedenti që rrezikon standardet kushtetuese të procesit të rregullt ligjor, të drejtës për mbrojtje dhe funksionimit normal të institucioneve demokratike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITOI ÇMIMIN OSCARS SI AKTORI MË I MIRË/ Ylli hollivudian feston triumfin duke ngrënë një hamburger
Previous article PS REFUZOI HEQJEN E IMUNITETIT TË BALLUKUT/ Berisha: Mur në mbrojtje të korrupsionit

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT